Bie propaganda me buxhetin që jep 1.2 mld për inceneratorin e sekuestruar dhe 217 mln për pagat e administratës, Rama tur mashtrimi nëpër Shqipëri

Bie propaganda me buxhetin që jep 1.2 mld për inceneratorin e sekuestruar dhe 217 mln për pagat e administratës, Rama tur mashtrimi nëpër Shqipëri

14:00, 01/11/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një tur në të gjitha qarqet e vendit për t'u hedhur hi syve shqiptarëve në lidhje me projekt-buxhetin 2024.

Sipas burimeve nga brenda mazhorancës, mësohet se Rama do të ndërmarrë tur në të gjithë Shqipërinë për të "shpjeguar projekt-buxhetin". Kjo lëvizje e tij vjen pasi opozita është organizuar dhe po ia bën të vështirë propagandimin dhe mashtrimin në Kuvend të buxhetit.

I frikësuar nga një reaksion zinxhir, pasi populli po kupton që paratë e taksave të tyre nuk po kthehen në shërbime për ta, Rama vendos që të dalë të amortizojë skandalet e projekt-buxhetit, ku 1.2 miliardë leke i ka parashikuar për inceneratorin e sekuestruar të Tiranës. Nga 290 milionë euro, 217 milionë do të shkojnë për xhepat e qeveritarëve dhe administratës publike si pasojë e rritjes së pagave me 60-70%. Ndërsa projekteve për shkolla, çerdhje, spitale, infrastrukturë u janë hequr 78 milionë euro parashikohet nga projekt-buxheti. Rritja e pensioneve është në vlerë qesharake.

Mësohet se takimi i parë do të zhvillohet në qytetin e Fierit të enjten ose të premten. I panikosur nga lëvizjet e opozitës, padobia e pengut të tij Basha (pasi është vetëm s'ka as deputetë, as elektorat) për t'i dhënë një dorë në propagandë siç ka bërë ndër vite, Rama do të dalë vetë të mashtrojë shqiptarët se gjoja paratë e buxhetit po ua jep atyre. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco