Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Deputeti filmon: 1...2...3...4...5...6...7 bodigardë te dera kryesore! Shikoni si ruhet Lindita Nikolla!

Deputeti filmon: 1...2...3...4...5...6...7 bodigardë te dera kryesore! Shikoni si ruhet Lindita Nikolla!

14:06, 01/11/2023
A+ Aa A-

Skenat e rënda të bllokimit të Kuvendit të Shqipërisë me gardistë, për t’u mbyllur dyert deputetëve të opozitës, janë filmuar nga vetë ata dhe publikuar në rrjetet sociale, pasi mediat nuk janë lejuar. Në një nga videot, ku shihen këto skena, dëgjohet njeri prej deputetëve protestues që numëron:

“Shikoni si ruhet Lindita Nikolla! 1,2,3,4,5,6,7 bodigardë i ka tek dera kryesore!  Këtu më poshtë janë 1,2,3,4,5,6,7,8,9! Siguri maksimale! Ruhet nga deputetët!“ ironizon ai.

Kuvendi i gardistëve/ Bardhi -Nikollës: Nuk është vila jote me lekët e korrupsionit! Të të vijë turp të vijë!

Me kokën ulur dhe duke u mbështetur të gardistët që kanë pushtuar Kuvendin, kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla është drejtuar për në sallën e Konferencës së Kryetarëve duke anashkaluar deputetët opozitarë protestues, të cilët po përpiqet prej disa javësh, t’i provokojë dhe t’i injorojë duke refuzuar e duke mos respektuar asnjë ligj dhe rregullore.

Sot, në korridoret e Kuvendit, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, ka shpërthyer me zemërim për të dytën herë kundër saj për përjashtimin që u ka bërë nga Kuvendi dhe atë që po demonstron: "Nuk është vila jote me lekët e korrupsionit! Të të vijë turp të vijë! - i thirri ai./ar/sh/SYRI.NET

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco