Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Vetëm dy deputetë të opozitës në Konferencën e Kryetarëve, Gjekmarkaj: E keni bërë si burg

Vetëm dy deputetë të opozitës në Konferencën e Kryetarëve, Gjekmarkaj: E keni bërë si burg

13:29, 01/11/2023
A+ Aa A-

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve kanë marrë pjesë vetëm dy deputetë të opozitës.

 Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj dhe kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Bebi Gjergji.

Në videon e publikuar nga deputetja Gjergji dëgjohet teksa kjo e fundit e quan si të turpshme qëndrimin e Kuvendit, ndërkohë që shton se “deputetët janë lënë jashtë dhe disa të tjerë janë mbyllur në ashensor”.

“Deputetët janë jashtë, i keni mbyllur në ashensor brenda! Nuk lejohet të futet në mbledhje Gazment Bardhi, të cilin e keni ftuar! Buxheti është një turp që e diskutoni pa opozitën prezent.

Po mohet e drejta e fjalës! Turp!”- shprehet kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë.

Ndërkohë që nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj në shenjë proteste ka qëndruar në këmbë, ndërsa dëgjohet të thotë se e keni shndërruar në “burg” Kuvendin.

"Ju lutem mos e shndërroni Parlamentin në një burg. Nuk është një segment për mazhorancën dhe opozita të rrijë përtej mureve. Ajo është e barabartë në këtë institucion. Ky është një skandal i vërtetë. Keni përgjegjësi, Kjo ndodh vetëm në vendet autoritare ku opozita rrethohet me gardistë. Ky nuk është Parlament normal, kjo nuk është sallë normale. Anormaliteti nuk sjell normalitet. Kjo sjell revoltë, sjell protestë. Protesta merret parasysh, nga protesta reflektohet. Bëhuni të përgjegjshëm. Mos silleni si manikin që zbatoni porosi", tha Gjekmarkaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco