FOTOLAJM/ Protesta e opozitës/ Nikolla hap 5 cm derën e Kuvendit, lejon vetëm Gjekmarkajn të hyjë

FOTOLAJM/ Protesta e opozitës/ Nikolla hap 5 cm derën e Kuvendit, lejon vetëm Gjekmarkajn të hyjë

13:28, 01/11/2023
A+ Aa A-

'U detyruam ta shtyjmë këtë mbledhje për shkak të dhunës së opozitës" - ishte shpjegimi me të cilin e hapi sot, mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Më në fund, pas bllokimit që i ka bërë dyerve të Kuvendit,  për të mos lejuar hyrjen e deputetëve të opozitës që po protestojnë në korridore, Garda e urdhëruar nga Nikolla ka lejuar deputetin Dashamir Shehi të futet në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve "vetëm për të filmuar", sipas kërkesës së tij.

Por më tej, është lejuar edhe z. Agron Gjekmarkaj dhe znj. Zheni Gjergji. Gjekmarkaj, të cilit iu dha fjala nga Nikolla, tha se kjo mbledhje nuk është normale dhe opozita po kërkon të respektohet, kërkon komisionet hetimore, po kërkon të jetë pjesëmarrëse në hartimin e rregullave të përbashkëta për Reformën Zgjedhore, nuk mund të vendosë kush, kush është opozita e Shqipërisë, por e kanë vendosur shqiptarët.

Pavarësisht urtësisë që ai shfaqi dhe përpjekjes për t'i bërë socialistët të reflektonin, Nikolla ia mbylli pas pak transmetimin live të fjalës.

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco