Grupi i PS-së i drejtohet Dumanit: Na mbro se po na rrahin këta të PD-së

Grupi i PS-së i drejtohet Dumanit: Na mbro se po na rrahin këta të PD-së

10:33, 01/11/2023
A+ Aa A-

Edhe pse deputeti socialist, Vullnet Sina kishte deklaruar se nuk ka asgjë personale me deputetin demokrat, Bledion Nallbati dhe se e ka falur atë, grupi parlamentar i PS mendon ndryshe.

Duket se Edi Rama i ka urdhëruar ata që të bëjnë një kallëzim penal në SPAK ndaj deputetit opozitar.

Në pamje shihet se Nallbati nuk e goditi Sinën.

Ndërkohë ky veprim vjen në vazhdën e sulmeve të njëpasnjëshme të pushtetit ndaj opozitës.

Teksa mazhoranca ankohet për dhunë nga opozita, ajo kontrollon vetë çdo bandë kriminale në vend.

Reagimi i Bledi Çuçit:

“Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledion Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina.

Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin.

Ftojmë organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t’i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco