‘Drejtësi me regji’/ Meta: Nuk i druhem askujt, nuk kam firmosur fët e fët

‘Drejtësi me regji’/ Meta: Nuk i druhem askujt, nuk kam firmosur fët e fët

11:34, 31/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u pyet në konferencën e sotme në lidhje me praninë e zyrtarëve të kësaj partie në hetimet e SPAK.

“Ne kemi qenë dhe do të jemi të hapur për çdo hetim. Kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë në respektim të kushtetutës dhe ligjit. Ne habitemi, siç habiteni dhe ju po të vini në balancë se si shumë çështje, funksionarë të partisë së Lirisë i kanë depozituar në SPAK kallëzime, por nuk preken, pavarësisht se për to kanë firmosur deputetë, apo emra të njohur publik, që mos t’i prishet rehat Ramës apo të besuarve të tij. Një nga bizneset më të mëdha të kësaj qeveri, është ai i sponsorizimit të kallëzuesve të rremë, njerëz me probleme, të dënuar nga gjykata, të dënuar jashtë vendit. Asgjë nuk na shfuqizon kundër kapjes së institucioneve. Drejtësia të çlirohet sa më parë nga ky pushtet. Shikoni se ku është Shqipëria dhe Kosova. Ka një rënie të jashtëzakonshme në momentin kur ka marrë pushtetin Rama. Kapja e shtetit, është kapja e drejtësisë”, tha Meta.

I pyetur nëse ka një fletëthirrje për të ose për zonjën Kryemadhi, Meta tha: “Këto janë lajme tërësisht banale, sepse janë pa asnjë përmbajtje, pa asnjë materie. Janë tema shumë të lodhura”.

“Po kështu nuk përbën asnjë lajm që Meta të shkojë te SPAK apo te prokuroria dhe ky është dallimi më i fortë me Edi Ramën apo me të tjerë. Kam qenë në SPAK si kallëzues, me letra dhe fakte. Kurrë nuk janë hapur shumë prej atyre çështjeve. Do të shkoj kudo ku do të më thërrasin. Nuk kam asnjë shqetësim nga drejtësia, apo aktivitetit im si politikan dhe qytetar. Nuk ka asnjë akt të nënshkruar nga Meta ‘fët e fët’. Mbetëm në mbrojtje të ligjit dhe Kushtetutës,” tha Meta.

“Unë nuk i druhem askujt. Nuk i jam druajtur në të kaluarën, nuk i druhem sot, nuk i druhem as në të ardhmen. Për sa i takon drejtësisë me regji, u kam dhënë fakte në mënyrë të vazhdueshme,” theksoi kreu i PL.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco