Gjykata e Lartë rrëzon mashtrimin publik të Krichbaum për PD-në

Gjykata e Lartë rrëzon mashtrimin publik të Krichbaum për PD-në

11:19, 31/10/2023
A+ Aa A-

Pasi deputeti gjerman Gunther Krichbaum mashtroi publikisht kur tha se Gjykata e Lartë ka një vendim përfundimtar për Partinë Demokratike, kjo e fundit mohon një alibi të tillë.

E pyetur nga gazetari i “Ora News”, Isa Myzyraj, Gjykata e Lartë në një përgjigje zyrtare mohon të këtë vendim për çështjen e Partisë Demokratike dhe jep këtë pergjigje:

“Në përgjigje të kërkesës suaj, paraqitur  nëpërmjet postës elektronike, ju bëjmë me dije se çështja për të cilën ju interesoheni është regjistruar pranë Gjykatës së Lartë në datë 24.05.2023 me nr 90600-00296-00-2023 akti. Kjo çështje, për shkak të objektit që ka, “Rekurs (Prishje Rigjykim)” hyn tek çështjet për të cilat gjykata investohet me procedurë të përshpejtuar. Për këtë arsye, por edhe për shkak të natyrës sensitive që ajo mbart, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ju bën me dije se ajo do të shqyrtohet shumë shpejt, në Dhomë Këshillimi. Me datën e shpalles së saj, do të njiheni nëpërmjet njoftimeve publike në faqen zyrtare web të gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës së Lartë për “Ora News”.

Por çfarë deklaroi konkretisht deputeti i CDU-së, Gunther Krichbaum?

“Mendoj se ju duhet të jeni më të informuar se mua. Pasi Gjykata e Lartë e ka kthyer për mospajtueshmëri këtë çështje (çështjen e PD-së)”, deklaroi deputeti gjerman në takimin e pak ditëve më parë me gazetarët në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco