Vokshi: Do të vazhdojmë mosbindjen civile bashkë edhe me qytetarët në rrugë deri tek ekstreme

Vokshi: Do të vazhdojmë mosbindjen civile bashkë edhe me qytetarët në rrugë deri tek ekstreme

22:55, 30/10/2023
A+ Aa A-

Deputetja demokrate Albana Vokshi u shpreh se opozita do ta vazhdojë aksionin e saj opozitar deri në mos bindje civile.

E ftuar në ‘Drejt’, Vokshi theksoi se aksionet opozitare do të jenë nga më të lehtat deri në më ekstremet.

Vokshi: Jemi të vendosur që ta mbrojmë parlamentarizmin. Do të vazhdojmë me mos bindje civile. Nga me të lehtat deri nga më ekstremet. Do të vendoset në grupin tonë parlamentar, të gjitha format. I kemi diskutuar disa prej tyre dhe më pas caktohen nga grupi.

Na e kanë thënë edhe qytetarët, secili prej tyre na thonë, sepse po shohin që po shkërmoqet PD-ja, dhe ne prandaj kemi vendosur që të jemi në ballë të kësaj. Sot ishin disa qytetarë që doni të ishin me ne aty, përjashta. Do t’i përfaqësojmë qytetarët dhe do të dalim me mosbindje civile në rrugë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco