Flamur Noka paralajmëron Ramën: Nuk ke parë asgjë akoma

Flamur Noka paralajmëron Ramën: Nuk ke parë asgjë akoma

22:27, 30/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se ende nuk është parë asgjë nga ajo që pritet të ndodhë brenda parlamentit.

Teksa diskutohej për tensionet që ndodhën në seancën e të hënës, ku pati dhe konfrontim fizik, Noka në mënyrë ironike i kujtoi Ramës paralajmërimin e tij në vitin 2013, kur u shpreh se 's’keni parë gjë akoma', teksa edhe Noka, paralajmëroi për situata edhe më të tensionuara:

“Prisni se s’keni parë gjë akoma. Këtë thash unë, tjetrën zbërthejeni ju. Unë këtë thash, prisni se s’keni parë gjë akoma. E mbani mend kur Edi Rama na tha në vitin 2013 prisni se s’keni parë gjë akoma, pra ai tregoi se si do përshkallëzohej arroganca, arbitrariteti, dhuna ndaj opozitës, mohimi i lirive të tyre ligjore dhe kushtetuese. Tani unë po them që brenda atij parlamenti, prisni se s’keni parë gjë akoma.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco