Argita Malltezi: Në 3 vite hetim, prokuroria nuk i thirri kurrë për t'i pyetur as Jamarbërin, as Berishën, SPAK kamzhik në dorën e Ramës

Argita Malltezi: Në 3 vite hetim, prokuroria nuk i thirri kurrë për t'i pyetur as Jamarbërin, as Berishën, SPAK kamzhik në dorën e Ramës

21:59, 30/10/2023
A+ Aa A-

Bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, Argita Malltezi ka deklaruar për “Top Story” se as bashkëshorti dhe as i ati, Sali Berisha, nuk janë pyetur gjatë 3 viteve hetime për çështjen “Partizani”.

Sipas Malltezit, fakti që nuk kanë dëgjuar mbrojtjen apo personat kryesorë ndaj të cilëve rëndon çështja, tregon se ky është një sulm politik i hartuar nga Edi Rama, dhe SPAK dhe GJKKO janë kamxhik në duart e kryeministrit.

Malltezi: Shqipëria si çdo vend në tranzicion ka pasur korrupsion, këtu biem dakord të gjithë. Rankimet për korrupsion të Shqipërisë megjithatë janë përkeqësuar në kohën e Ramës, është më keq sesa para 2013.

Rankimet e DASH flasin për korrupsionin, por këtu drejtësia godet nga bishti.

Rakipllari: Zv. kryeministri nuk është bishti, ministri i Mjedisit, ministri i Brendshëm…

Malltezi: Ministri i Brendshëm shkoi në procedim pasi u zbulua se ishte i lidhur me mafien italiane.

Hetimi nuk fillon nga bishti. Nuk ka hetim sot. Kjo është fashitje në shtetin ligjor.

Rakipllari: SPAK-u ka goditur deri tani nga ana e majtë.

Malltezi: Jo jo, janë proceduar edhe më parë kryeministra.

Aa për pritshmëritë e SPAK-ut shikohet materja dhe përmbajtja. Por po them diçka, bënë 3 vjet hetime. Po në cilin dimension dhe në cilin planet mund të ndodhë që në 3 vite të pyeten bashkëortakë të Jamarbërit, personat pjesë e administratës, të mos lihet asnjë pa pyetur gjatë hetimeve përveç dy personave që janë objekti kryesor i hetimeve, Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha.

Si mund të shkojë dosja në gjykatë pa pyetur Malltezin dhe Berishën. Sepse kur të dilte dosja, nuk duhej të mos bëhej publike deklarata e tyre. S’kanë dashur që deklarimi i Berishës dhe Malltezit të jetë në dosje dhe të dalë në media. Pse? Sepse ky është një sulm politik i hartuar nga Edi Rama dhe SPAK dhe GJKKO janë kamzhik në duart e Edi Ramës. Kjo gjykatëse ka marrë një dosje dhe ka vendosur masën e kufizimit të lirisë pa dëgjuar asnjë argument të mbrojtjes dhe personave. Ndoshta këta ishin gabim por duhet të ishin dëgjuar. Është hera e parë në 30 vjet që shkelet kushtetuta dhe kufizohet liria e një deputeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco