Ka zona me mbi 100-mijë banorë pa shkolla, çerdhe dhe kopësht në Tiranë, Veliaj bën propagandë për ndërtim shkollash në Bujanoc

Ka zona me mbi 100-mijë banorë pa shkolla, çerdhe dhe kopësht në Tiranë, Veliaj bën propagandë për ndërtim shkollash në Bujanoc

14:14, 28/10/2023
A+ Aa A-

Në një kohë kur në bashkinë që e qeveris për mandat të tretë ka zona me mbi njëqindmijë banorë pa shkolla, çerdhe dhe kopshte, kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, bën propagandë se bashkia që ai drejton do të ndërtojën shkolla në Luginën e Preshevës (Bujanoc).

Niveli i tij i propagandës dhe papërgjegjshmërisë është i paskrupullt duke i servirur publikut lajme kinse patriotike, për show.

Të ndërtohet një shkollë në Bujanoc është gjë shumë e mire dhe këtë iniciativë mund ta marrë ministria e Arsimit e Shqipërisë, siç bën edhe ajo e Kosovës. Ndërkohë Erion Veliaj le të ndërtojë shkolla për mijëra fëmijë të Tiranës të cilët në zona banimi me popullsi mbi 100-mijq banorë nuk kanë as shkolla, as çerdhe, siç janë zona e Astirit e deri te Liqeni i Thatë. Pro Veliaj nuk ndërton shkolla e çerdhe në Tiranë sepse I vjedh miliona euro nga fondi i arsimit për t’i çuar te klientët e tij të inceneratorit që nuk ekziston, siç edhe ka bërë.

Më poshtë lajmi propagandistik i shpërndarë nga zyra e Veliajt për mediat:

 “Është një kënaqësi e jashtëzakonshme sot që presim Këshillin Komunal vendor të Bujanocit, një qytet që e kemi për zemër. Lugina e Preshevës është ndoshta nga ato pjesë të kombit tonë që ka edhe sfidat më të mëdha. Ne mund të kemi beteja që janë të zgjidhshme mes nesh, se në fund të ditës janë debate brenda shtetit dhe qeverisë sonë, por është pak më ndryshe kur je në minorancë dhe kur të duhet të jesh gjithmonë e më shumë në përpjekje për të qëndruar me dinjitet dhe për ta mbajtur kokën lart, për të ruajtur atë gjuhë, atë traditë, atë kulturë dhe për të rritur ata fëmijë me dashuri për këtë vend, për këtë komb dhe këtë kulturë që kemi.

Falë bashkëpunimit të dy Këshillave kemi një propozim për të investuar në shkollën mban emrin e rilindasit të madh, Naim Frashëri. Tiranës i shkon të investojë në palestrën e shkollës sepse jemi Qyteti Europian i Sportit. Na shkon edhe sepse besoj që fëmijët që merren me sport, ndoshta nuk do jenë të gjithë për ekip olimpik, por ama do të dinë të luajnë në skuadër, do mësojnë që jeta ka humbje, por ka edhe fitore. Ky investim është më shumë një investim për të krijuar skuadër dhe një komunitet me këta fëmijë. Ndaj, jemi shumë entuziastë dhe mezi presim, sapo të kemi projektin teknik, t’jua japim këtë mbështetje”, ka thënë Veliaj gjatë takimit me përfaqësues të Luginës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco