‘Vendime politike’/ Lubonja për akuzat ndaj Berishës: Po dole kundër, mazhoranca të lëshon SPAK-u

‘Vendime politike’/ Lubonja për akuzat ndaj Berishës: Po dole kundër, mazhoranca të lëshon SPAK-u

17:40, 26/10/2023
A+ Aa A-

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në News24, foli për akuzat e SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për dosjen “Partizani”.

Lubonja u shpreh se gjykata është duke vepruar me dy standarde dhe se po merr vendime politike. Më tej ai shtoi se mesazhi i marrë nga kjo është se ‘po dole kundër, mazhoranca të lëshon SPAK-un dhe të kap’.

Debati bëhet nëse kufizim lirie dhe heqje lirie është e njëjta gjë. Kjo është si në kohën e Enver Hoxhës, ku të internonin, ose të çonin në burg. Gjykatësja ka shkelur ligjin e Kushtetutës, pyetja që ngrihet është ‘ç’nevojë kishin ta bënin këtë punë pa Parlament, se dhe atë e kanë në dorë?’.

Pas kësaj fshihet një gjykatë me dy standarde, që merr vendime politike. Nuk kemi një drejtësi të pavarur, por një drejtësi të varur nga amerikanët. Kjo është një drejtësi e zellshme për të zbatuar urdhrat e mazhorancës, mjafton të përmend rastin e Belerit. Për këtë kapje a mungon zelli apo janë amerikanët?

 Unë nuk them që këtu s’ka gjëra të vërteta, por ky rast është minimal në krahasim me skandalet që po bëhen sot. Siç është historia e inceneratorëve. Kemi të bëjmë me një drejtësi jo të pavarur por të instrumentalizuar nga mazhoranca. Mesazhi që marrim është se po dole kundër, do të lëshojmë SPAK-un dhe do të kapim. A është SPAK me të njëjtën peshore kur gjykon këtë rast dhe çështjen e inceneratorëve? Jo! Tani po merret me vendime politike.”, u shpreh analisti Lubonja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco