Burgosje dha akuza politike/ Katër regjimet që përndjekin opozitën

Burgosje dha akuza politike/ Katër regjimet që përndjekin opozitën

12:45, 26/10/2023
A+ Aa A-

Diktaturat mund të ndryshojnë disi në formë, por përmbajtja mbetet e njëjtë.

Në një kohë kur demokracia në nivel global po njeh një rënie pikiatë, autokratët e rinj kanë disa të përbashkëta.

-Bëjnë sikur mbajnë zgjedhje, por i manipulojnë ato.

-Bëjnë sikur kanë media opozitare, por shumicën dërrmuese i kanë pro.

-Bëjnë sikur kanë ideologji, por u intereson vetëm pasurimi i jashtëzakonshëm.

-Bëjnë sikur ka drejtësi, por ajo vepron me regji.

Në finale, e përbashkëta e të gjithë këtyre regjimeve që po sundojnë në disa vende të Europës prej vitesh, madje dekadash, është dobësimi i opozitës në atë pikë sa të mos ketë kurrfarë shansi për të ardhur në pushtet. Për këtë qëllim, duhet të godasin pikën më të fortë të opozitës. Me burg ose me procese të montuara politike.

Nuk është rastësi që kjo foto-krahasim është bërë virale në median sociale. Aty tregohen katër diktatorët e rinj të Europës, dhe liderët opozitarë që kanë përndjekur.

-Vladimir Putin e ka përndjekur liderin opozitar rus, Alexei Navalny deri në pikën kur tentoi ta helmonte. Aktualisht është në burg, me një mal me akuza politike mbi shpinë.

-Alexander Lukashenko dënoi këtë vit lideren e opozitës, Svietlana Tikhanovskaya me 15 vite burg. Ajo u akuzua në mungesë për komplot për të marrë pushtetin nga diktatori bjellorus. Aktualisht është në azil politik.

-Recep Tayyip Erdogan ka dekada që nuk di të largohet nga pushteti me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pas një grusht shteti ndaj tij, ai akuzoi liderin opozitar, Fethullah Gulen. Një gjykatë ka lëshuar një urdhër arresti ndaj tij. Për momentin, Gulen jeton në azil politik në SHBA.

-I fundit është Edi Rama. Ky i fundit ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij. Madje një studim thekson se ka më shumë pushtet se edhe Ramiz Alia. Në kohën kur opozita, e kapur peng prej tij me anë të Lulzim Bashës, nisi të japë shenja jete, Rama vendosi të godasë kreun e PD, Sali Berisha me një akuzë të montuar politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco