‘Sharra’, Veliaj paguan 80 mijë euro në ditë/ SPAK nuk e sheh, por mban në burg Malltezin që denoncoi aferën

‘Sharra’, Veliaj paguan 80 mijë euro në ditë/ SPAK nuk e sheh, por mban në burg Malltezin që denoncoi aferën

12:13, 26/10/2023
A+ Aa A-

Ndërkohë që Gjykata dhe Prokuroria e Posaçme janë të angazhuara për të sajuar prova kundër kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, afera e inceneratorëve vijon tërësisht e pashqetësuar.

Në fillim të kësaj jave, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lëvruar mbi 80 mijë euro në ditë për sipërmarrjen e dyshes Mirel Mërtiri-Klodian Zoto.

Në 18 tetor 2023, Bashkia e Tiranës ka kryer dy transferta në llogarinë e kompanisë koncesionare të landfillit të Sharrës, “Integrated Energy bv”, me vlerë totale rreth 870 milionë lekë të vjetra.

Prokuroria e Posaçme ka më shumë se tre vjet që kryen hetime për kontratën koncesionare të landfillit të Sharrës.

Deri më tani ka shpallur në kërkim ndërkombëtar pronarët de fakto të kompanisë, Mërtiri dhe Zoto, por nuk ka guxuar të shqyrtojnë vendimmarrjen e zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Procedurat për nënshkrimin e kontratës me kosto koncesionare 120 milionë euro dhe me kosto të pallogaritshme për qytetarët në 30 vjet, janë ndjekur nga drejtues të lartë qeveritarë, si edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj.

Por, SPAK-u nuk ka arritur deri më tani të zbulojë asnjë shkelje, ndërkohë që miliardat e taksave shkojnë lumë në llogaritë e kompanisë së Zoto-Mërtirit.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme po mban të burgosur me prova të sajuara Jamarbër Malltezin, denoncuesin më të fortë publik të aferës së inceneratorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco