Deklarata ‘bombë’ e avokatit:  Fije të caktuara të qeverisë veprojnë në fshehtësi dhe ndikojnë në SPAK

Deklarata ‘bombë’ e avokatit: Fije të caktuara të qeverisë veprojnë në fshehtësi dhe ndikojnë në SPAK

11:42, 26/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE  SHQETO, SYRI.TV, avokati Kujtim Ibraj u shpreh se në rastin e zotit Sali Berisha është shkelur Kodi i Procedurës Penale dhe Kushtetuta dhe që ka fije të caktuara të qeverisë që veprojnë në mënyrë të fshehtë dhe ndikojnë tek SPAK.

Avokati Ibraj: Në rastin e zotit Sali Berisha është shkelje e hapur e Kodit të Procedurës Penale dhe Kushtetutës. A ka ndikim politik shtroeht pyetja nga ana e qeverisë tek SPAK? Absolutisht që ka. Ka fije të caktuar të qeverisë që veprojnë në mënyrë të fshehtë dhe ndikojnë në SPAK. Absolutisht. Por a duhet të ndikojë totalisht për dënimin e një njeriu ose në dhënien e një mase të një njeriu? Kjo është dështimi më  i madh që mund të jetë i reformës në drejtësi dhe i SPAK.

Në qoftës arrihet deri në këtë pikë që të ndërhyhet që kush të dënohet dhe kush mos të dënohet pastaj Reforma në Drejtësi i vitit 2016 ka marrë fund dhe rikthehemi dhe njëherë në vitin 2013-14. Pra gjithë kjo reformë gjithë kjo zallamahi e madhe, gjithë ky Veting, gjithë kjo lojë juridike që është bërë atëherë shumëzohet me zero. Në qoftëse ne arrijme që persona afër kryeministrit apo kushdo qoftë arrin që të ndikojnë tek prokurorët e SPAK tek gjyqtarët e SPAK, publiku e ka humbur plotësisht besimin tek kjo prokurori dhe tek kjo gjykatë që është një ndër bazat që u ngrit për të rritur besimin e publikut.  

Intervista e plotë:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco