Thellohet skandali me procesin politik ndaj Berishës/ SPAK kërcënon avokatet, njoftimi u mbajt i fshehtë

Thellohet skandali me procesin politik ndaj Berishës/ SPAK kërcënon avokatet, njoftimi u mbajt i fshehtë

11:41, 26/10/2023
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje skandaloze nga shtyrja e procesit politik ndaj kreut demokrat, Sali Berisha,.

Një nga avokatet e caktuara nga shteti, Rabie Cenalia ka kërkuar dy ditë kohë për t’u njohur me çështjen.

Por ajo është kërcënuar nga prokurorët e SPAK.

Sipas burimeve, prokurorët e SPAK i kanë thanë se do të njoftojnë Dhomën e Avokatisë se avokatja refuzoi mbrojtjen, ndërkohë që avokatja tha se nuk kishte refuzuar, por vetëm kishte kërkuar më shumë kohë për të studiuar dosjen.

“Nuk refuzova mbrojtjen. Me caktuat mbrëmë në orën 20.00 këtë çështje. Ndaj dua kohën e nevojshme për të studiuar dosjen. Duhet te studioj dosjen për të bërë mbrojtje efektive pasi materiali është shumë voluminoz”, mësohet të jetë shprehur Cenalia.

Ajo ka zbuluar kështu edhe një tjetër detaj të rëndë. Emërimi i saj është bërë mbrëmë, por mediat nuk u njoftuan edhe pse kërkuan me insistim të mësojnë emrin e avokatit.

Në një prononcim shumë të shkurtër për mediat, Cenalia thjesht pohoi se seanca ishte shtyrë për në orën 15:00, duke mos dhënë më shumë detaje. Ndërsa kolegia e saj, avokatja Jalldiz Kastrati pohoi se ka pranuar të jetë palë mbrojtëse për Berishën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco