VIDEO/ Dha masën ndaj Berishës, kallëzohet në SPAK për 'shpërdorim detyre', gjyqtarja Irena Gjoka

16:56, 24/10/2023
A+ Aa A-

Gjyqtarja Irena Gjoka që dha një masë sigurie ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha duke anashkaluar Kuvendin, është paditur në SPAK për shpërdorim detyre.

Këtë fakt e bëri të ditur për mediat, avokati Genc Gjokutaj.

‘Nga ana e zotit Sali Berisha, sot është bërë kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares së çështjes, kallëzim ndaj saj është bërë për shpërdorim detyre. Ne kemi kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka dhe kemi dorëzuar kërkesën, në SPAK për shkeljen e ligjit lidhur me shmangien e parlamentit”

Po presim vendimin e shqyrtimit për kërkesën për përjahstim të saj.

Ne nuk vijmë këtu që të na jepet 2-3 orë për të lexuar mijëra faqe. Jemi për një proces të rregullt dhe mbrojtje efektive.

Ai na ka autorizuar neve, dhe gjykata na pranoi për të vazhduar çështjen’, tha ndër të tjera avokati, Genc Gjokutaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco