‘Përfaqësues vetëm i familjes Begeja’/ Berisha: Malltezi, investitor me tokë! SKAP-i ka çdo dokument, por i fsheh

21:10, 23/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i ftuar në Çik Peka Live në SYRI TV, ka folur për sulmin e drejtësisë ndaj liderit të opozitës.

Berisha ka sqaruar pozicionin e dhëndrit të tij, duke thënë se Jamarbër Malltezi është përfaqësues i vetëm familjes Begeja dhe se është futur si investitor me tokë, pasi ia bleu kushërinjve të tjerë të cilët ia kanë shitur pasi kishin nevojë për para.

‘Nqs prokuroria donte që gjente çdo qindarkë e gjente po nuk donte donte ta paraqiste skup’, tha Berisha.

Bushati: Do merrem me akuzën që u është bërë. Për një moment ta zëmë se jemi në vitin 2013, të meremi me thelbin e çështjes a është kjo një çështje korruptive. Nga i gjithë informacioni i dosjes që unë kam lexuar, dhëndri juaj ka si një nga 64 pronarët në fund rezulton se është pasuruar goxha shumë. Po të bësh një llogari të thjeshtë, nga 64 pronarë s’besoj se njeri ka bërë kaq shumë milionë. Dyshimi i parë që lind është mos dhëndri juaj ka bërë kaq shumë para si mbështetje se ka pasur kryeministrin mbështetje. Papritur dhëndri juaj një nga 64 pronarët, këta 64 pronarët thonë ti do jesh përfaqësuesi ynë.

Berisha: Jo tamam por pjesërisht. Vetëm një familje që ta dish. Pardje po të më kishe pyetur dhe unë këtë do thosha por jo ishte vetëm i familjes Begeja nuk kishte familje të tjera. Dhe këta e kanë atë dokument që secila ka pasur përfaqësuesin e vetë.

Bushati: Në dokumentin e SPAK thonë që pikërisht për këtë punë, për ndërmjetësin apo lehtësuesu do merrte 3-5% të së gjithës.

Berisha: Absolutisht por jo të fshehësh dokumentat. Të faktoj për 30 sekonda ty që për çdo qindarkë ka burimin dhe dekumentat. Abi Malltezi përveç truallit të vetë që i ka takuar nga gjyshja e tij, ka blerë troje me dokumenta me fatura te kushërinj të tjerë që kanë pasur nevojë për para dhe kanë bërë zgjedhjen e tyre. Abi Malltezi është futur si investitor me tokë në radhë të parë dhe për këtë SKAPI ka çdo dokument.

Eksiston çdo faturë dhe dokument se çdo apartament ky e ka shitur në themel dhe dihet çmimi. Çdo apartament e ka shitur me rreth 200 euro më lirë se sa shiteshin të ndërtuara.

Ky ka mbledhur këto para dhe këto para skanë qënë pak, se njëra është futur me 20%. Ky bleu truall me ato para që kishte dhe kredinë që mori i përdori për të blerë tokë te kushërinjtë e vetë dhe ky hyri si pronar me truall shumë më tepër se të tjerët.

Nqs prokuroria donte që gjente çdo qindarkë e gjente po nuk donte donte ta paraqiste skupe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco