Manifestim edhe kundër Ramës, protestë kundër agresivitetit serb ndaj shqiptarëve

Manifestim edhe kundër Ramës, protestë kundër agresivitetit serb ndaj shqiptarëve

16:09, 23/10/2023
A+ Aa A-

‘Medvegja, Bujanoci dhe Presheva janë Dardani’. Me slogane dhe pankarta të ngjashme, qytetarët protestuan në Prishtinë kundër politikave agresive të Serbisë ndaj Shqiptarëve.

Në manifestimin e organizuar nga këshilli organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar për Kosovën dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile për të ngritur shqetësimin e madh se Prishtina po i jep pak vëmendje dhe Tirana aspak, problemit serioz të spastrimit të heshtur etnik që po bën Serbia në Luginën e Preshevës.

 ‘Janë trojet tona etnike padrejtësisht të ndara jashtë trungut tonë shqiptarë. Në sytë e Evropës po zhvillohet një diskriminim, dhe ne sot do i themi ndal dhe do ngrehim zërin kundër këtyre padrejtësive. Komunat tona po zbrazen, po boshatisen. Nga viti 2011 po zhvillohet spastrimi etnik në këto tri komuna: Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.’, është shprehur Linda Shaqiri, koordinatore e Kuvendit Kombëtar Shqiptar.

‘Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të vendosur në buxhetin e shtetit të tyre shifra të rëndësishme financiare me të cilat mund të kemi ndikim në jetën e shqiptarëve në luginë. Me zero euro që jep Shqipëria dhe 2.8 milionë euro që jep Kosova nuk mund të arrijmë rezultate të dukshme në Kosovën Lindore.’, ka deklaruar  Dashamir Uruqi, kryetar i UnionitS sqiptar.

Protestuesit shtuan se po përpiqen që të organizojnë një protestë paqësore edhe në Shqipëri, pasi sipas tyre, Edi Rama nuk ka folur kurrë për Luginën e Preshevës. /A2CNN

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco