Malet nuk tunden nga minjtë e moçaleve!

Malet nuk tunden nga minjtë e moçaleve!

12:42, 22/10/2023
A+ Aa A-

Nga Albina Deda Gjoci/

(Reagim pas aktit të turpshëm shtetëror veshur me petk juridik ndaj liderit të Kombit tonë dr.Berisha)

Në fakt nuk është surprize ky truk i ndyrë shtetëror i dirigjuar nga Edvin Rama në sfond por me skenar të gatuar në kuzhinën anti shqiptare të Moskës e Beogradit.

Nuk dua ti qasem jurisprudences se nuk është fusha ime por nuk ka shqiptar sot por edhe më të indoktrinuarit e patronazhistët e rilindjes që nuk e kuptojnë se nuk flitet për një ndëshkim penal por për një sforco të fundit të neodiktatures për të perjetësuar regjimin më të ndyrë të kleptokracisë në kontinent.

Dhe jo vetëm kaq por është mbi të gjitha përçapja finale e klanit Vuçiç-Rama me regji në Moskë për të ndarë Kosovën, pasi zeri i kthjellët shqiptar i Sali Berishës është pengesa themelore.

Në këto kushte nuk ka me dilemë jo vetëm për demokratë e opozitarë por për secilin që e ndjen veten shqiptar, se lipset një reagim i prerë kundër këtij klani mafioz me metastaza ndërkombëtare ku janë inkorporuar krimi, droga, vjedhja, korrupsioni, diversioni e konspiracioni.

Sidoqofte Sali Berisha eshte Ante i kombit dhe përfaqëson vlerat e tij.

Ai është jo vetëm burrë shteti por njeri i pamposhtur që nuk mund të intimidohet e shantazhohet nga minjtë e gjirizeve të krimit dhe antishqiptarisë! AD

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco