Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

VIDEO/ Bushati: Regjime që ta dorëzojnë pushtetin vetë nuk ka, rrëzohen vetëm me forcë

20:29, 20/10/2023
A+ Aa A-

Për analistin Andi Bushati, opozita shqiptare duhet të bëjë atë që nuk e bën dot, të rrëzojë me dhunë regjimin. Sipas Bushatit nuk ka regjim që e dorëzon pushtetin vetë.

Duke folur në Edicionin e Mbrëmjes ‘Ora 19’, me moderatoren Armela Ferko në SYRI TV, analisti Andi Bushati u shpreh se, të paktën kemi një pjesë opozite që ngre zërin dhe thotë që kjo që po ndodh është e papranueshme.

‘Edi Rama është në vitin e 10 të qeverisjes, dhe aq më tepër që zgjat një regjim, aq më tepër valë demokratike ai mbyll. Nëse në 2018-2019 ishte më e lehtë të organizoje protesta, sot është më e vështirë, se njerëzit shantazhohen me punët e familjarëve, punët e të afërmeve etj. Në këtë kuadër duhet parë edhe greva e urisë, ka fuqi simbolike, pra që ne nuk bëhemi pjesë me të keqen, por nga ana tjetër ne nuk duhet të shpresojmë se sado radikale të jenë aktet e opozitës, ato do ngjallin ndonjë uragan të madh.

Ajo që opozita nuk e bën dot, rrëzimin me forcë të një regjimi. Regjime që ta dorëzojnë pushtetin vetë nuk ka, por sot shoqëria shqiptare është në një impas, sepse pushteti rilindas rrit çdo ditë e më shumë autoritarizmin e vet, dhe opozita është gjithmonë e më e dobët për ta kundërshtuar këtë lloj autoritarizmi.

E keqja më e vogël është që të paktën të ketë një pjesë opozite që të ngrejë zërin e të thotë, që kjo që po ndodh është e papranueshme’, tha Andi Bushati në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco