VIDEO denoncimi në SYRI TV/ Kryebashkiaku i Rrogozhinës i pandehur për korrupsion zgjedhor

16:15, 19/10/2023
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është marrë i pandehur nga SPAK nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022.

Memolla është shfaqur mesditën e sotme nën shoqërinë e avokatit të tij në Prokurori, ku mësohet se i është komunikuar akuza. Hetimi për të ka nisur muaj me parë në lidhje me një denoncim që është bërë ndaj kryebashkiakut.

Bëhet fjalë për përgjimin e publikuar nga SYRI TV dhe SYRI.net, sipas të cilit pretendohet se Memolla paguante faturat e energjisë elektrike të qytetarëve të Rrogozhinës në këmbim të votave.

Regjistrimi i bisedës telefonike raportohet se është bërë në prag të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022. Memolla është kapur në një audio-përgjim, duke ndërhyrë tek OSHEE për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një familjeje të varfër.

Në një bisedë telefonike me një grua, Memolla konfirmon se ishte takuar më herët me telefonuesen, të cilës i kishte garantuar mos-ndërprerjen e energjisë, në këmbim të votës për zgjedhjet e 6 marsit. E më pas në telefon del elektricisti që kishte shkuar për ndërprerjen e energjisë, të cilit Memolla i kërkon që të mos ia ndërpresë energjinë

Memolla e orienton elektricistin që pasi të kalojnë zgjedhjet mund të vepronin. Të gjitha këto prova të hetuara nga SPAK kanë renduar pozitën e kryebashkiakut te cilit I është komunikuar këtë te enjte edhe akuzua e korrupsionit në zgjedhje.

Për këtë akuzë, Memolla po hetohet nga prokurori Edvin Kondili. Më herët në prill të këtij viti ai është paraqitur në SPAK mbi dyshimet se ka bërë punësime fiktive në bashki.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco