Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

Alibeaj e Gjiknuri bëjnë 'pazare' në një restorant teksa opozita proteston në Kuvend

Alibeaj e Gjiknuri bëjnë 'pazare' në një restorant teksa opozita proteston në Kuvend

11:48, 19/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari dhe bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës zgjedhore u takuan të mërkurën gjatë paradites larg syrit të medias.

Takimi mes Damian Gjiknurit dhe Enkelejd Alibeajt u zhvillua në një restorant pranë selisë së re të grupimit të Lulzim Bashës.

Sipas MCN TV, ishte Alibeaj i cili priti për disa minuta Gjiknurin dhe pas mbërritjes së këtij të fundit, diskutimi u zhvillua në ambientet e brendshme të restorantit.

Në përfundim, Alibeaj tha jashtë kamerave se reforma zgjedhore kishte përfunduar 1 vit më parë kur mazhoranca e refuzoi, por kur u pyet për takimin, ai nuk pranoi të jepte një përgjigje dhe u largua.

Takimi vjen një javë pasi Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nuk pranoi propozimin e Gazment Bardhit në cilësinë e grupit parlamentar për të ndryshuar bashkëkryetarin e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Ndërkohë, opozita paralajmëroi që dje rezistencë në parlament. Kjo qëndresë u bë realitet gjatë seancës së sotme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco