'Kush po qëndron pas sulmit në spitalin në Gaza'? Daound Kuttab: Izraeli po përpiqet që të fshehë autorësinë

'Kush po qëndron pas sulmit në spitalin në Gaza'? Daound Kuttab: Izraeli po përpiqet që të fshehë autorësinë

20:24, 18/10/2023
A+ Aa A-

Ish-profesor i gazetarisë në Universitetin Princeton, Daoud Kuttab gazetar dhe aktivist palestinez ishte i ftuar ditën e sotme në një lidhje 'Skype' në Syri Tv me moderatoren,  Armela Ferkon ku na solli një pasqyrim mjaft të errët të ngjarjeve që po ndodhin aktualisht mes Izraelit dhe Hamasi.

Kuttab u shpreh se kjo që po ndodh është një krim lufte pasi njerëzit nuk duhet të jenë të detyruar të shpërngulen nga vatrat e tyre. Sipas ligjeve të luftës,  Izraeli duhet të kujdeset që të mos sulmohet asnjë civil, ndërkohë që civilët po sulmohet gjatë gjithë kohës.

Intervista:

Armela Ferko: Është bërë me dije se janë duke u zhvilluar hetime nga suilmi që ndodhi në spital ku fatkeqësisht mbetën të vdekur 500 njërëz,  nga informacionet që keni çfarë dihet deri më tani?

Daoud Kuttab: Sigurisht që unë nuk jam ekspert ushtarak, por e di se stafi mjekësor në spital zhvilloi një konferencë për shtyp ku u shprehën se ishin paralajmëruar dy herë nga Izraeli që do të evakuonin spitalin, por ata refuzuan e pas kësaj pati bombardim.

Sigurisht që Izaraeli nuk e ka pranuar këtë e vazhdon që ta mohojë duke thënë se ishte një raketë e rënë gabimisht.

E kemi dëgjuar disa herë këtë histori e Izraeli po thotë sërish të njëjtin justifikim, më pas ka dalë e vërteta.

Më herët një shkollë u bombardua e ishte Izraeli që u shpreh se ishte e qëlluar gabim nga një palë tjetër.

Gazetarët këtu nuk lejohen të hyjnë, kemi rreth 11 gazetare palestinezë që nuk lejohen. E vërteta është  që Izraeli ka thënë se të gjithë palestinezët do i trajtojë në të njëjtën mënyrë, presidenti është shprehur se nuk ka civilë në Gaza.

Kjo do të thotë se ata po përgatiten për të sulmuar Palestinën dhe mbrojtja e tyre arrogante dhe e fuqishme është tronditur,  kështu që po sulmojë palestinezët.

Armela Ferko: Si është gjendja në Gaza dhe çfarë nevojash kanë njerëzit atje?

Daoud Kuttab: Një situatë e tmerrshme! Uji nuk është i pijshëm, nuk ka energji elektrike dhe ka pak furnizime me ushqime. Gaza ka qenë  16 vjet e rrethuar dhe kur ndodhi shpërthimi tani në tetor ndodhi sepse njerëzit janë vërtetë të zemëruar e të inatosur, janë atje të ngujuar e nuk arrijnë dot të lëvizin.

Populli i Palestinës s’ka qenë i ngujuar, një popull refugjat që tani duan të lëvizin e të ikin drejt Egjipit.

 E kjo që po ndodh është një krim lufte pasi njerëzit nuk duhet të jenë të detyruar të shpërngulen nga vatrat e tyre.

Sipas ligjeve të luftës Izraeli duhet të kujdeset që të mos sulmohet asnjë civil, ndërkohë që civilët po sulmohet gjatë gjithë kohës.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco