Koka: Koha ka treguar që edhe regjimi më gjakatar është i pathyeshëm deri 10 minuta përpara se të bjerë

19:54, 18/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin orës 19.00 në SYRI TV me moderatoren, Armela Ferko për të komentuar zhvillimet e fundit me opozitën ishte gazetari dhe analisti, Bled Koka.

Koka është shprehur se nga nesër parlamenti nuk do të jetë më njëlloj për sa kohë që opozitës po i asgjësohen të gjitha hapësirat dhe mundësitë ligjore që i parashikohen në kushtetutë

"Mendoj që nga nesër parlamenti nuk do të jetë më njëlloj për sa kohë që opozitës po i asgjësohen të gjitha hapësirat dhe mundësitë ligjore që i parashikohen në kushtetutë. Fasada e vogël e opozitës që ai e ka futur në rrethine  tij kërkon që ta praktikojë edhe me opozitën e vërtetë.

Që të enjten e kaur kryetari i grupit të kuvendit duhet të ishte Bardhu, por në shkelje totale Nikola vendosi që të mos njohur Bardhin në kundërshtim me atë që ka deklaruar vetë në parlament. Mediat e qeverisë janë platformë ku pseudo-opozitarizmi shfaq idetë et tij në bashkëpunim me Ballën pasi Rama nuk i qas më.

Koha ka treguar që edhe regjimi më gjakatar është i pathyeshëm deri në 10-të minuta përpara se të bjerë.

Mendoj që paralizimi i punimeve të kuvendit është e vetmja rrugë që ata kanë në dorë, jam kundër bojkotimit pasi janë mjete që Basha i ka djegur dhe nuk kanë rezultat dhe Rama nuk ra nga pushteti. Duhet që të jepet një shumbull që këtu nuk mund të imponohet kush në atë që është e drejtë kushtetuese, dhe nuk mundet që më shumë se 40 deputete të marrin lej te Basha dhe Açka, kjo është qesharake dhe Nikolla me urdhrin e Ballës kërkon ta bëjë këtë gjë."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco