KAFE SHQETO/ Zyrtarët që denoncojnë qeverisjen/ Koplikaj: Nuk i shoh të pastra këto tentativa

KAFE SHQETO/ Zyrtarët që denoncojnë qeverisjen/ Koplikaj: Nuk i shoh të pastra këto tentativa

12:26, 18/10/2023
A+ Aa A-

"Rastin e Ahmetajt nuk do ta quaja një “mea culpa”,  një person që është penduar dhe do të flasë për aferat.  Ai u zu ngushtë dhe filloi të tregonte ose të nxirrte informacione për të shpëtuar lëkurën e tij.  Sidoqoftë, do të thosha se raste të personave që janë pranë qeverisë dhe janë “të pastër, të ndershëm”, në atë informacion që japin, unë nuk njoh. Realisht nuk njoh asnjë."

Gazetari i mirënjohur Taulant Koplikaj, autori i emisionit investigativ “Piranjat” në SYRI TV ka një këndvështrim krej ndryshe për rastet e zyrtarëve të lartë të kësaj qeverie që në dukje po shfaqen sikur denoncojnë qeverinë në të cilën ata kanë kontribuar për gati një dekadë: rasti i Arben Ahmetajt, rasti më i fundit i Silva Binos dhe ato sporadike të deputetit socialist Erion Braçe.

 “Çfarë ndodh kur vetë zyrtarët e shtetit nuk kanë besim tek shteti?” – ishte pyetja i bëri sot, Taulant Koplikajt, moderatori Flavio Qarri i emisionit Kafe Shqeto në SYRI TV duke marrë shkas nga denoncimi që i bëri drejtuesja e njohur e ISHP-së, znj. Silva Bino, dëmtimit të pallatit ku ajo banon nga lejet e ndërtimit dhënë ngjitur, nga bashkia e Tiranës.

“Në një shtet normal, shteti është pranë rënies nëse vetë ministra apo ish-ministra denoncojnë afera korruptive të kolegëve të tyre, me të cilët e bëjnë qeverinë së bashku, - u përgjigj Koplikaj. - Atëherë qeveria praktikisht është e rënë, por në Shqipëri kuptohet që kjo nuk ndodh dhe nuk do të ndodhë asnjëherë, të paktën me këtë qeveri.

Rasti Ahmetaj është rasti më flagrant i denoncimeve të vazhdueshme ose i trafikimit të lajmeve për korrupsion nga një ish-zyrtar i lartë, i cili ishte pastaj ishte i vetmi që mori kostot e kësaj mos mbajtjeje të “Omerta”-s, le ta quajmë kështu në gjuhën e mafiozëve.

Ai nuk mbajti sekretet e aferave korruptive, i trafikoi në disa media, në portale apo te ndonjë gazetar të televizioneve dhe i vetmi që e pësoi rëndë - pikërisht ai nga zyrtarët e lartë. Duke qenë një ish- Zv.kryeministër dhe një ish-ministër mjaft i rëndësishëm i kabinetit qeveritar, ishte ai që u godit, ai që foli pra, pavarësisht se...

Rastin e Ahmetajt nuk do ta quaja një “mea culpa”,  një person që është penduar dhe do të flasë për aferat.  Ai u zu ngushtë dhe filloi të tregonte ose të nxirrte informacione për të shpëtuar lëkurën e tij.  Sidoqoftë, do të thosha se raste të personave që janë pranë qeverisë dhe janë “të pastër, të ndershëm”, në atë informacion që japin, unë nuk njoh. Realisht nuk njoh asnjë.

Është vetëm një ish-Zv.kryeministër siç është Erion Braçe, i cili herë pas here në profilin e tij në Facebook mundohet të bëjë ndonjë denoncim por gjithmonë në nivele të ulëta, aq sa mund t’i lejohet.

Kafe Shqeto: Por për ju si drejtues i një emisioni investigativ, çfarë tregon rasti I znj. Bino, i një drejtoreshe të lartë të këtij shteti, një protagonsteje të periudhës së pandemisë dhe e luftës që kishin qytetarët me masat drakoniane dhe arbitrare të shtetit, që tanimë kërkon ndihmë në një emision investigativ? A të erdhi pak për të qeshur kur e patë?

Koplikaj: Mendimi që parë që të vjen në këtë rast realisht është që diku do të jetë ajo që do të goditet dhe nganjëherë mbrojtja më e mirë është sulmi, prandaj nuk i shoh të pastra këto lloj tentativash për të denoncuar afera sepse në gjithë këto vite ne kemi parë që nuk ka pasur askush guximin nga qeveria ose nga drejtorët e rëndësishëm të qeverisë shqiptare, askush nuk ka pasur guximin të ngrejë zërin për problematika të ndryshme apo afera korruptive, as edhe njëherë!

Rasti Ahmetaj ishte një përpjekje për të mbrojtur veten dhe dalë nga situata që po kalonte. Fati i tij u shkrua aty,”, tha më tej Koplikaj. Ndiqni intervistën e plotë të gazetarit në emisionin Kafe Shqeto./ar/sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco