'Saga frymëndalëse e një breznie gjirokastrite', Elisa Spiropali 'dehet' nga dekorata franceze për Ismail Kadarenë

'Saga frymëndalëse e një breznie gjirokastrite', Elisa Spiropali 'dehet' nga dekorata franceze për Ismail Kadarenë

15:17, 17/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Francë, Emmanuel Macron, i dorëzoi mbrëmë shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare, Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.

Mes dhjetëra shtetarëve të pranishëm në Pallatin e Brigadave, ku u mbajt ceremonia solemne, ishte edhe Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Pas dhënies së dekoratës ajo toku edhe gotat me shkrimtarin tonë të shquar dhe bashkëshorten e tij dhe para 5 orësh shkroi një status në rrjetet sociale ku shpërndan edhe fotot nga festa, ku nuk mungon edhe ajo kur zbret shkallët, ndërsa ushtarët e Ceremonialit të Gardës rrinë gati-tu.

Statusi i Elisës

Vepra e Tij ka përmasa mahnitëse; disa kontinente në hapësirë, disa shekuj në kohë.

Tjetërsimi i qënies njerëzore nën diktaturë përmes një prej personazheve më të skalitur të letërsisë botërore, Ebu Qerimit.

Hamleti i bjeshkëve tona, Gjorgu, i thellë dhe dramatik sa Hamleti i Pallateve.

Saga frymëndalëse e një breznie gjirokastrite.

Janë vetëm tre nga Yjet në konstelacionin e pafund të kryeveprave kombëtare dhe botërore të gjeniut tonë.

Shkrimtarit që me zjarrin dhe dritën që solli në kohën më të errët nuk e la mendjen e shqiptarëve të mpihet dhe shpresën për liri t’u fiket; Luftëtarit më të paepur për

identitetin europian të shqiptarëve; Maratonomakut që solli lajmin se s’ka vështirësi që s’përballohet dhe zinxhirë që s’këputen, se e drejta dhe e vërteta gjithmonë vonojnë por gjithmonë vijnë - i takojnë të gjithë titujt dhe nderimet.

TPZ

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco