Bllokimi i opozitës në Kuvend, Bardhi - deputetëve: Duhet të fillojmë qëndresën parlamentare

Bllokimi i opozitës në Kuvend, Bardhi - deputetëve: Duhet të fillojmë qëndresën parlamentare

14:02, 17/10/2023
A+ Aa A-

Grupi Parlamentar i PD-së në mbledhjen e sotme në Kryesinë e Kuvendit ka diskutuar mbi çështjen e rrëzimit në vazhdimësi të kërkesave të tyre për ngritjen e komisioneve hetimore dhe sidomos mospranimin nga mazhoranca të kërkesës për Reformën Zgjedhore.

Kreu i Grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi theksoi se demokratët duhet të mbajnë qëndrim për këto akte të mazhorancës, e cila po bllokon çdo hapësirë institucionale për të asgjësuar parlamentarizmin.

Qëndrimi i Bardhit, sipas burimeve, është mbështetur edhe nga kryetari i PD, Sali Berisha, i cili ka përforcuar vendimin se jo vetëm që nuk do të bojkotojnë, pasi bojkoti shkon në interes të Edi Ramës, por përkundrazi, do të bëjnë gjithçka për të krijuar hapësirën e tyre parlamentare.

Deputeti Oerd Bylykbashi po ashtu shtoi: “Ne kërkojmë hapësirën tonë në këtë Kuvend, nuk e fitojmë duke u larguar. Ne duhet të qëndrojmë aty e të përplasemi. Betejën do duhet ta bëjmë të fortë në seancë dhe në komisione.”

Image

Image

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco