Caka: Gënjeshtari kronik Erion Veliaj vjedh taksat e qytetarëve të Tiranës për ndërtimin e shkollave që nuk ekzistojnë

Caka: Gënjeshtari kronik Erion Veliaj vjedh taksat e qytetarëve të Tiranës për ndërtimin e shkollave që nuk ekzistojnë

13:55, 17/10/2023
A+ Aa A-

“Njësoj si me inceneratorin e Tiranës, ku nga taksat e shqiptarëve janë vjedhur mbi 100 milionë euro, por inceneratori nuk ekziston, ashtu edhe Taksa e Infrastrukturës Arsimore është mbledhur për 7 vite, por shkolla të reja nuk janë ndërtuar”. Kështu është shprehur në një deklratë për mediat Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka e cila ka lëshuar akuza të forta ndaj Erjon Veliajt.

Deklarata e plotë e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka

Gënjeshtari kronik Erion Veliaj vjedh taksat e qytetarëve të Tiranës për ndërtimin e shkollave që nuk ekzistojnë.

Njësoj si me inceneratorin e Tiranës, ku nga taksat e shqiptarëve janë vjedhur mbi 100 milionë euro, por inceneratori nuk ekziston, ashtu edhe Taksa e Infrastrukturës Arsimore është mbledhur për 7 vite, por shkolla të reja nuk janë ndërtuar.

Mashtrimi i Erion Veliajt me shkollat e reja nuk zgjati shumë, pasi ka qenë vetë Ministria e Arsimit ajo që i është përgjigjur interesit të gazetarëve të portalit Faktoje.al.

Në të gjitha daljet e tij, Erion Veliaj ka deklaruar se për vitin shkollor 2023-2024, vetëm në semestrin e parë do të hapeshin 10 shkolla të reja, por Ministria e Arsimit në një përgjigje zyrtare kthyer gazetarëve të Faktoje, pranon se për vitin shkollor 2023-2024 është hapur vetëm një shkollë e re, shkolla 9-vjeçare “Lek Gjiknuri”, në Njësinë Administrative nr. 8.

Që nga viti 2016, kur ka filluar të mblidhet Taksa e Infrastrukturës Arsimore, Bashkia e Tiranës ka mbledhur rreth 40 milionë euro, por këto para nuk e kanë realizuar qëllimin për të cilin janë mbledhur.

Këshilltarët e Partisë së Lirisë kanë kërkuar informacion nga Kryetari i Bashkisë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Tiranës, por Erion Veliaj përsërit gënjeshtrat e tij, të cilat duket se i beson vetëm vetë.

Gënjeshtrat e Veliajt dhe drejtorëve të tij, kanë vite që zhvillohen në kurriz të parave të qytetarëve të Tiranës; taksa për inceneratorin dhe inceneratori nuk ekziston, taksa për rrugët e rrugët shtrohen vetëm për fushatë elektorale, taksa për infrastrukturën arsimore e fëmijët dynden nëpër çerdhe e kopshte jashtë kapaciteteve të lejuara, më të rriturit zhvillojnë mësim me turne dhe shkollat nuk ofrojnë asgjë veç mureve, bankave dhe karrigeve, për të mos folur për strehimin social, i cili nuk mbulon nevojat e një kryeqyteti që ka beton pafund, por që nuk ofron mundësi strehimi për ata që punojnë në punë të ndershme dhe sidomos për familjet e reja, që ëndrrën për të gëzuar një apartament nuk e realizojnë dot në Shqipëri.

Të gjitha këto nuk tregojnë gjë tjetër veçse korrupsionin e jashtëzakonshëm në Bashkinë e Tiranës, i cili ka mbërthyer çdo zyrtar të këtij institucioni dhe faktin që Tirana është kthyer në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave të çdo krimineli e organizate kriminale vendase dhe e huaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco