'Rama dhe kjo qeveri shkëlqejnë vetëm në mbështetjen ndaj Serbisë dhe narko-trafikut'

'Rama dhe kjo qeveri shkëlqejnë vetëm në mbështetjen ndaj Serbisë dhe narko-trafikut'

12:13, 17/10/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili.

Narko-qeveria antikombëtare e Ramës, shembull në Ballkan për falimentimin në çdo tregues! Asnjë tregues i vetëm nuk është as minimalisht në qeverisjen e Edi Ramës.

Trafiku i drogës, pastrimi i parave dhe kriminaliteti janë tërësisht jashtë kontrollit sepse qeveria i mbështet dhe i përdor për zgjedhjet dhe për t’u pasuruar, një qeverisje që e ka shndërruar Shqipërinë në vendin e dytë më të korruptuar në botë.

Ushtria është në gjendjen më të turpshme në historinë e saj, një ushtri ku mbillet drogë, ku vidhen pronat e saj dhe me një flotë ajrore dhe detare në ditë të hallit.

Një ekonomi në krizë të thellë, e monopolizuar, në duart e oligarkëve dhe ku eksportet shkojnë poshtë e më poshtë, ndërsa falimentimi i biznesit të vogël dhe të mesëm është pandemik.

Një sistem arsimor në degradim ku analfabetizmi funksional është në shifra të frikshme, ndërsa sistemi universitar po përjeton ditët më të dhimbshme të tij.

Një sistem shëndetësor i destruktrukturuar, i vjedhur dhe i plaçkitur, ku mjekët dhe infermierët largohen masivisht dhe ku shërbimi privat rritet me shpejtësi sepse sistemi publik nuk ofron atë që qytetarët kanë nevojë urgjente.

Një sistem fiskal që si çakenj godet bizneset e vogla e të mesme dhe mbyll sytë qëllimisht përpara spekulimit me çmimet, kontrabandës së të gjitha llojeve me në krye karburantet.

Një qeveri që vjedh në mënyrë të çertifikuar nga OSBE/ODIHR zgjedhjet duke i shndërruar ato në një pre të kriminelëve e trafikantëve që i shërbejnë qeverisë.

Një qeveri ku siguria personale e individit është zero e ku miliona të dhëna personale janë rrugëve dhe në duart e krimit të organizuar.

Një qeveri që ka kapur dhunshëm e në mënyrë mafioze drejtësinë dhe ka rrëmbyer parlamentin dhe llogaridhënien.

Një qeverisje antikombëtare që punon 24 orë në ditë kundër Kosovës.

Një qeverisje anti-BE, që punon kundër euro-atlantizmit, kundër integrimit europian dhe flirton me Lindjen në çdo formë dhe mënyrë sipas skenarëve politikë dhe korruptivë më antikombëtarë.

Pyetja e pakapërcyeshme është kjo: Në cilin tregues të vetëm kjo qeveri është në nivele minimalisht normale?

Qartësisht në asnjë tregues të vetëm.

Rama dhe kjo qeveri shkëlqejnë vetëm në mbështetjen ndaj Serbisë, korrupsionit dhe narko-trafikut!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco