Bllokoi negociatat për shkak të krimit, korrupsionit e emigracionit, tani Macron fshihet pas burokracive

Bllokoi negociatat për shkak të krimit, korrupsionit e emigracionit, tani Macron fshihet pas burokracive

11:49, 17/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti francez, Emmanuel Macron, bllokoi për një kohë të gjatë hapjen e negociatave të BE më Shqipërinë. Shkak u bë krimi i organizuar, korrupsioni dhe emigracioni i paligjshëm.

Madje në një pikë, mediat franceze shkruanin se Macron e sheh këtë si një çështje të lidhur me sigurinë e Francës. Por sot gjatë vizitës në Tiranë, Macron tha se vendimi i tij lidhej me faktin se BE ishte bërë shumë burokratike. Ai tha se duhej reformuar Bashkimi Europian, përpara se të riniste procesin i zgjerimit.

"Unë isha ai që e pengoi procesin sepse po vinim rrotull dhe ecja rrotull nuk na çon askund. Po ndodhte një proces, mbledhja u bë në një indiferencë të sigurtë dhe krejtësisht hipokrite, si një revistë burokratike, kalimi në një revistë burokratike i procesit të zgjerimit dhe thuhej se do të zgjasë dhe shumë, jeni në X kapitull dhe se horizonti është shumë larg. Pra, nuk thoshin asgjë. Në atë moment, unë thashë se ky proces nuk funksionon dhe se duhet të jetë më politik, gjë që reformoi procesin. Nuk mund të jetë një proces burokratik, ku hapim kapituj. U ripolitizua procesi dhe u bë një reformë e thellë".

Macron nuk tha asgjë nëse problemet, për të cilat kishte bllokuar integrimin, vazhdojnë të mbeten apo jo. Megjithatë, Shqipëria ka dukshëm probleme të forta me krimin e organizuar, korrupsionin dhe emigracionin e paligjshëm.

Vetë Rama tha se e dinte se Franca ishte treguar me emigracionin dhe krimin me origjinë nga Shqipëria. Macron tha fjalë të përgjithshme gjatë konferencës për shtyp, pa bërë asnjë premtim apo zotim konkret.

“Nuk është një dhuratë që i bëhet Shqipërisë, zgjerimi është mirë për ju, por edhe mirë për ne, sepse keni inteligjencën dhe vullnetin për ta mbajtur këtë ambicie, për të çuar përpara me guxim përpara reformat, këtu vë re një dashuri për parimet themeluese të Europës sonë, këtë rrugë do ta kryeni, ne do ju shoqërojmë me respekt dhe prova dashurie, me investime”, tha ai.

“Shpreh se po jetojmë një moment të rëndësishëm të kohës historike që po jeton Evropa, po hyjmë në një erë të re, të bashkimit të kontinentit tonë. Jeni një vend që e do Evropën, kjo është thelbësorja për këtë kohë të ribashkuar,” shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco