Skandal/ Qeveria nuk shkel kontratat me inceneratorët, por shkel kontratat me studentët!

Skandal/ Qeveria nuk shkel kontratat me inceneratorët, por shkel kontratat me studentët!

11:32, 17/10/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Pas studentëve të mjekësisë që vijojnë rezistencën, janë studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjikut ata që janë ngritur në protestë këtë të Martë përpara ambienteve të fakultetit tyre sa i takon lëndëve prioritare.

Shkak i protestës është fakti që kjo qeveri nuk i është përmbajtur kontratës, në të cilën thuhet se për çdo student të lëndëve prioritare, do të duhet të jepet shuma 40 mijë lekë.

Për shkak të babëzisë dhe vjedhjeve pa kriter kjo shumë jo vetëm është reduktuar por jepet vetëm për një pjesë studentësh.

Kjo përbën një skandal sa kohë kjo qeveri kursen paratë për studentët, ndërkohë miliona euro vërshojnë për bosët e inceneratorëve në arrati.

Nësë do jemi pa mësues të shkencave ekzakte, pasnesër me këtë vizion të kësaj qeverie nuk do kemi arsimtar as për degët prioritare.

Kjo sjellje rrugaçërore karshi studentëve i shkon për shtat vetëm një qeverie që edhe në garën për rektor angazhoi grupe kriminale për të paracaktuar rezultatin.

Jemi në mbështetje të protestave studentore dhe ftojm pedagogët dhe qytetarët që t'i bashkohen këtyre protestave.

Nuk e kemi luksin që asetin tonë më të madh, rininë dhe studentët ti bëjmë kurban të vjedhjeve të këtij sekti hajdutësh, që universitetet po i shndërron në kioska diplomash.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco