Lajmi i fundit

Vrasja e çiftit të moshuarve në Dropull, tre persona shoqërohen në polici

Paradoksi: Autokrati Rama ankohet para Macron se... autokracitë po marrin avantazh ndaj demokracive

Paradoksi: Autokrati Rama ankohet para Macron se... autokracitë po marrin avantazh ndaj demokracive

11:29, 17/10/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, i cilësuar nga ekspertët dhe mediat ndërkombëtare si një autokrat, mbajti një fjalim paradoksal sot në krah të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Edhe pse Shqipëria e Edi Ramës është katandisur në çdo indeks të demokracisë, Rama tha se autokracitë po fitojnë avantazh në raport me demokracitë dhe kjo nuk është gjë pozitive.

Rama tha se procesi i integrimit në Bashkimin Europian, nuk do duhet të pengojë ribashkimin e Europës.

“Sot e kemi Francën këtu përmes disa flamujve. Ajo është e pranishme në Shqipëri me 110 kompani me kapital të përbashkët. 110 kompani janë shumë pak, janë sa një këmbë e Mbappe-së nga pikëpamja ekonomike. Por krahasuar me  disa vite më parë kur marrëdhënia jonë ekonomike vlente sa një këpucë e Mbappe-së, tani do luftojmë së bashku për këmbën e dytë të Mbappe-së,” tha Rama.

“Integrimi duhet të vazhdojë bazuar në meritën e çdo vendi, por nuk duhet lënë që të bëhet ankth dhe pasiguri. Në kushtet kur autokracitë po marrin avantazh në raport me demokracitë si rezultat i mundësisë për të marrë vendimmarrje strategjike dhe shpejt, jam shumë i lumtur që në fjalën e mbrëmshme presidenti e tha shumë qartë që zgjerimi i BE nuk duhet të pengojë ribashkimin e Europës. Dhe për këtë unë jam shumë shpresëplotë që presidenti do udhëheqë procesin e angazhimit të BE në funksion të ribashkimit të Europës për të ndërtuar 2 binarë të një treni ku nga një anë çdo vend do bëjë detyrat e shtëpisë, ndërkohë që BE do vazhdojë përpjekjet për t’u reformuar, dhe nga ana tjetër marrëveshjet mes BE dhe çdo vendi do jenë shumë më të thella me impakt të drejtpërdrejtë”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco