Shtypi grek: Mitsotakis i lidh shpresat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE me çështjen Beleri

Shtypi grek: Mitsotakis i lidh shpresat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE me çështjen Beleri

09:15, 17/10/2023
A+ Aa A-

Gazeta greke Kathimerini përshkruan sot vizitën e kryeministrit të vendit Kyriakos Mitsotakis në Tiranë, me rastin e Samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt dje më më 16 tetor 2023/

Kathimerini shkruan: “Kryeministri Kyriakos Mitsotakis përsëriti qëndrimin e Greqisë të hënën se aspiratat e Tiranës për të filluar negociatat e pranimit me Bashkimin Evropian varen nga rasti i Fredi Belerit, kryebashkiakut etnik-grek të burgosur të zgjedhur në Himarë në Shqipërinë e jugut.

Duke folur nga Tirana ku mori pjesë në një takim të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Mitsotakis tha se “zgjidhja e çështjes është një kusht i domosdoshëm që Greqia të ndërmarrë hapin tjetër dhe të pranojë të fillojë procesin e negociatave të Shqipërisë me BE-në”, ndërsa shprehu shpresën se problemi do të zgjidhet në frymë bashkëpunimi dhe vullneti të mirë, pa cënuar marrëdhëniet mes dy shteteve.

Mitsotakis vuri në dukje se ai respekton pavarësinë e gjyqësorit shqiptar, por këmbënguli se “Beleri ka të drejtë të betohet, edhe nëse është në paraburgim, si kryetar i bashkisë së Himarës”.

“Është një e drejtë e patjetërsueshme që buron nga rendi kushtetues shqiptar; një e drejtë që është gjithashtu plotësisht në përputhje me parimet evropiane të shtetit të së drejtës. Është e rëndësishme që ai të betohet për të hequr këtë hije të rëndësishme që padyshim ndikon në marrëdhëniet greko-shqiptare”, tha ai”, përfundon Kathimerini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco