‘9 mld euro për BP-në’/ Burimi: Nuk është proces integrimi! Ja qëllimet e Procesit të Berlinit

‘9 mld euro për BP-në’/ Burimi: Nuk është proces integrimi! Ja qëllimet e Procesit të Berlinit

17:42, 15/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, gazetari Genc Burimi ka folur për zhvillimet e fundit në rajon, më konkretisht ‘Ballkani përballë Procesit të Berlinit’.

Burimi theksoi se Procesi i Berlinit nuk është një proces integrimi, pasi ky proces është për integrimin e rajonit në vetvete.

Gjithashtu Burimi tha se qëllimet e këtij procesi janë dy, e para bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe e dyta ka të bëjë me investimet ekonomike, pasi përfitohen 9 miliardë euro që do shpenzohen.

Burimi: Procesi i Berlinit nuk është një proces integrimi. Çfarë janë vendime për zgjerimin e BE-së në Ballkan, janë vendime që merren në kuadrin e samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Samiti i ardhshëm do të mbahet në mes të dhjetorit. Në Granadë që u bë një samit jo për këtë u diskutua për prespektivën e zgjerimit në bazë të një raporti franko-gjerman.

Procesi i Berlinit është për integrimin e rajonit në vetvete. Pra është një lloj aneksi i integrimit pra që këto vende të integrohen në BE duhet fillimisht që këto vende të integrohen të bashkohen të bashkëpunojnë midis tyre.

Ky është qëllimi i parë. Qëllimi i dytë është shpenzimi i parave, duhen hedhur para. Pa qënë ende vend anëtar i BE sot Ballkani Perëndimor përfiton 9 miliardë euro që do shpenzohen.

Dhe prandaj kemi po kështu kemi dhe një vizitë zyrtare të presidentit Macron e para në histori sepse Franca ka dhe një kënvështrim ekonomik. Pra Procesi i Berlinit ka dy gjëra se si këto vende të bashkëpunojnë mes tyre si dhe të bëhet një investim ekonomik.

Nuk hyn fare Procesi i Berlinit në ato spekulimet se kur do të integrohen vendet e Ballkanit Perëndimor kjo është në dorë të 27 shefave të qeverive që mbahet në mes të dhjetorit, dhe nesër në Tiranë janë vetëm 9 përfaqësues të BE-së, jo të 27-të, vetëm vendet që janë të përfshira në këtë proces./ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco