Zhupa: Largimi i trurit të shoqërisë është dëmi më i madh që qeveria i ka bërë Shqipërisë

Zhupa: Largimi i trurit të shoqërisë është dëmi më i madh që qeveria i ka bërë Shqipërisë

12:09, 15/10/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa a reaguar pas publikimit të raportit në të cilën del se Shqipëria është vendi i tetë në botë nga 179 vende për largimin e ‘trurit’ të shoqërisë.

Zhupa është shprehur se krimi, korrupsioni, padrejtësia, varfëria janë shkaqet që detyrojnë çdokënd që nuk bëhet pjesë e llumit të zgjedhe të largohet

Postimi: 

Nga të gjitha dëmet që i bëhen Shqipërisë çdo ditë nga Qeveria, ky është dëmi më i madh për të cilin askush nuk duhet të heshtë!

Shqipëria rënditet vendi i 8-të në botë për largimin e trurit, njerëzve që janë palca e një rendi shoqëror dhe zhvillimit ekonomik. Vendi i 8-të nga 179 vende të botës, ku në 10-të të parat ku jemi ne, mbizotërojnë vendet e Afrikës. Janë të arsimuarit, profesionistet, intelektualet e studentet, ata që paguajnë çdo taksë e prodhojnë zhvillim.

Krim, korrupsion, padrejtësi, varfëri janë shkaqet që detyrojnë çdokënd që nuk bëhet pjesë e llumit të zgjedhe të largohet.

Por ata ikin edhe sepse të gjitha politikat e qeverisë janë kundër tyre!

Rama i takson dyfish me ligjin për të ardhurat e të dypunësuarve,

Rama me paketën e re fiskale fut edhe taksat për profesionet e lira.

Pavarësisht taksimit ata nuk marrin asnjë shërbim nga shteti. Duhet përsëri të paguajnë; për shkollën e fëmijeve, kopshtin, shëndetësinë e mos flasim për cilësine e ajrit, kontrollin e ushqimit, parqet e cilësi jetese.

Paguajnë pafund shtetit dhe nuk marrin asgjë mbrapsh, arsye e mjaftueshme që të zgjedhin të largohen.

Kjo nuk eshte levizje normale demografike siç reket të justifikohet Kryeministri, ky është spastrim nga ata që nuk mund ti kontrollojë, që s`mund të blihen, sepse dinjiteti vlen më shumë se interesi.

Kjo situate ngarkon çdo opozitar e cdo qytetar të ketij vendi me përgjegjësi për të dhënë maksimumin  që Shqipërisë t`i kthehet shpresa, për të ndaluar këtë eksod e për të krijuar prosperitetin e demokracinë që aq e deshirojmë në këtë vend të mrekullueshem që na ka bekuar Zoti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco