Sot 79 vjeç! Berisha feston ditëlindjen, mesazhi i veçantë për familjen, miqtë dhe mbështetësit

10:35, 15/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratikë Sali Berisha feston sot 79 vjetorin e lindjes. Ai në një mesazh video ka shprehur mirënjohje për familjarët e tij, “që kanë sakrifikuar aq shumë për mua”.

Në mesazhin e tij të shpërndarë në faqen e tij në Facebook, Berisha nuk harron edhe miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij për, 'ndihmën e tyre fort të çmuar që kanë kthyer në numra vitet e udhëtimit tim'.

Mesazhi i kryetarit të PD: 

Sot 79 vjeç!

Miq, nis kështu një vit tjetër në vjeshtën e bukur të jetës time.

Lavdi Zotit, ndihem i motivuar dhe besimplotë në rrugën tonë, njëlloj si në fillimet e saj. Mirënjohje të pafundme, Lilit, fëmijëve, familjarëve të mi që kanë sakrifikuar aq shumë për mua, të gjithë miqve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve që me miqësinë, bashkëpunimin, frymëzimin dhe ndihmën e tyre fort të çmuar kanë kthyer në numra vitet e udhëtimit tim. #sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco