Ish-Ministri i Jashtëm i qeverisë Rama: Pas ngjarjeve të fundit në Kosovë qëndron Beogradi Zyrtar

Ish-Ministri i Jashtëm i qeverisë Rama: Pas ngjarjeve të fundit në Kosovë qëndron Beogradi Zyrtar

17:28, 14/10/2023
A+ Aa A-

Ish-Ministri i Jashtëm Ditimir Bushati ka folur lidhur me situatën gjeopolitike në të cilën gjendet Kosova dhe ngjarjet e fundit të ndodhura në veri të këtij shteti.

Ai tha se episodet e dhunës të ndodhur anë veri të Kosovës kanë qenë të nxitura nga Beogradi.

Sipas Bushatit Serbia nuk e njeh realitetin e pasluftës, nuk njeh pavarësinë e Kosovës, si dhe vë në pikëpyetje pavarësinë e Malit të Zi. 

Pjesë nga intervista:

Në rast se ne dhe fqinjët nuk e mendijm ënjëzëri aktin e agresionit që e ka inspirimin nga beogradi zyrtar.

Gazetarja: Si qëndron Kosova para dhe pas Sulmit?

“Është për tu përshëndetur qëndrushmëria e institucioneve të kosovës për përballimin e kësaj situate. Kemi disa realitete. Në gjukimin tim episodet e dhunës kanë qenë të nxitura nga Beogradi zyrtar. Serbia nuk e njeh realitetin e pasluftës, nuk njeh pavarësinë e Kosovës, vë në pikëpyetje pavarësinë e Malit të Zi.  Ndërtimi i një shoqerie demokratike në Serbi mungon dhe nuk mund të ketë një debat të sinqertë për krimet e së shkuarës. ”, tha Bushati.

Gazetarja: Si ka qenë qasja e ndërkombëtarëve?

“Qëndimi i SHBA-së ishte i qartë në të gjitha nivelet. Ndërsa BE kuptohet që për të dalë në një qëndrim duhet një kooperim më i madh në nivel të disa shteteve, ndaj dhe reagimi ishte në mënyrë më të ngadaltë. Personalisht kam këshilluar publikisht parlamentin e Shqipërisë për tu bërë një hetim i rëndësishëm dhe për daljen në disa pika konkrete. Retorika e Vuçiç është e ndryshme nga retorika e brendshme me qëndrimin e tij në intervistën që dha për CNN. Shpallja e ditës së zisë në nderim të heronjve që ranë në Kosovë është tendencë për të rishkruar historinë nga ana e Serbisë.”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco