VIDEO/ Tola: Shpenzimet janë më të mëdha se të ardhurat, familjet shqiptare janë të detyruar të emigrojnë

VIDEO/ Tola: Shpenzimet janë më të mëdha se të ardhurat, familjet shqiptare janë të detyruar të emigrojnë

17:07, 14/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Arnold Kariqi për të folur për emigrimin si pasojë e mungesës së të ardhurave në vend ishte ekonomisti, Igli Tola.

Tola është shprehur se në Shqipëri niveli i shpenzimeve është më  i lartë se niveli i të ardhurave dhe emigrimi është detyrim për pjesën më të madhe të qytetarëve.

"Janë një sërë faktorësh që kanë sjellë tkurrjen e vazhdueshme të popullsisë, por mes tyre janë shtresa e mesme dhe rinia e cila është kontributori më i madh në ekonomi.

Shytësit që kanë sjellë këtë largim është faktori ekonomik ku kemi disa vite që të ardhurat për frymë nuk p shohin rritje por në vlerë reale janë në tkurrte që vjen dhe si pasojë e inflacionit. Niveli i lartë i korrupsioni është një nga shkaqet që veni dhe ekonomia jonë po rri në staniacion dhe nuk po përparon.

Kur niveli i shpenzimeve kalon të ardhurat që janë mujore ata detyrohen të largohen nga vendi, nuk është më çështje zgjedhje por ata janë të detyruar të largohen."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco