VIDEO/ Kompania fantazmë e ‘Tigrave 1 dhe 3’ që do t'u zhvasë shqiptarëve, 300 milionë euro

20:58, 13/10/2023
A+ Aa A-

Pasi për disa javë me radhe, kemi numëruar disa nga faktet e megaskandalit të dy anijeve gjenerator, që nga qiraja absurde që do t’i kushtojë buxhetit të shtetit plot 64 milion dollarë, e deri tek kompanitë offshore me të cilat KESH ka lidhur kontratë, na ka mbetur diçka e rëndësishme për të kuptuar në lidhje me Exelerate Renco, kompania e cila do të administrojë këtë kontratë miliona euroshe. Ku janë zyrat e kësaj kompanie e cila u formua në Prill të vitit 2022, si bashkim mes italianes ‘Renco SPA’ dhe ‘Exelerate Holding Albania’, e cila do të administrojë rreth 300 milionë dollarë nga taksat tona falë zemërgjerësisë së KESH.

Për te mësuar diçka, fillimisht hapim adresën zyrtare të kompanisë, në të cilën është publikuar numri i telefonit dhe provojmë t’i kontaktojmë. Pasi marrim adresën, nisemi për të verifikuar nëse ajo çfarë na u tha, është e saktë.

Por me të mbërritur, kuptojmë se ‘Exlerate Renco’ nuk ka asnjë zyrë në këto ambiente. Përkundrazi, atje ndodhet vetëm zyra ligjore ‘Boga Asociated’ e cila mesa duket, mes shumë kompanive, përfaqëson edhe ‘Exelerate Renco’. Me të drejtë, përfaqësuesja e Boga Asociated, nuk dha asnjë informacion për kompaninë për të cilën ne u interesuam, por në kartvizitën e studios ligjore që na dha, për çudi është i publikuar i njëjti numër me atë që ka depozituar ‘Exelerate Renco’ në QKB.

E njëjta gjë ndodh edhe me adresën e-mail të ‘Exelerate Renco’ të depozituar në QKB, e cila gjithashtu është e atashuar me studion ligjore ‘Boga Asociated’. Në këtë histori mund të mos ketë asgjë të paligjshme, por kur kemi të bëjmë me një kompani që do të paguhet disa qindra miliona euro nga shqiptarët, ngjan absurde që të mos ketë kontakte zyrtare të saj tëpublikuara në internet.

Dhe këtu disa dyshime lindin! Por sidoqoftë, le të mundohemi të gjejmë zyrat, nëpërmjet adresës së publikuar.

Gjë që nuk ishte aspak e vështirë, deri ne momentin e përballjes me personat që gjetëm atje.

Nuk mund të vihet ne dyshim se individët mund të jenë të punësuar nga kompania italiane ‘Renco’, por ama, ngjan qesharake kur pretendojnë se nuk kanë asnjë informacion për ‘Exelerate Renco’. Për më tepër që bazuar në adresën e publikuar në QKB, kjo kompani e themeluar mes ‘Exelerate Holding Albania’ dhe ‘Rencos’ italiane, është në të njëjtin ambient. Madje edhe vetë ‘Exelerate Holding Albania’ sipas QKB, rezulton në të njëjtin ambient. A nuk ju ngjan e dëgjuar kjo histori e strehimit të disa kompanive të lidhura me njëra-tjetrën, nën një zyrë të vetme?

Si rasti i kompanive të lidhura me skandalin e inceneratorëve, të gjitha në një ambient në qendër të bllokut në Tiranë? Dhe fundi i kësaj historie, dihet fare mirë se cili ishte. Nuk u kuptua shume qartë tendenca e punonjësve për ta fshehur faktin e bashkëjetesës së tre kompanive në një zyrë. Por ajo që kuptuam është se në Shqipëri kemi ‘Exelerate Renco’, një kompani qe nuk ka një zyre te saj, një adresë emaili të saj, një numër telefoni të saj, dhe KESH-i, me shume zemërgjerësi pritet ti japë në administrim mbi 300 milion euro.... nga paratë tona.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco