Kryeministri i Kosovës e shkarkoi/ Vlora Hyseni e SHISH ‘përgjon’ Svelçën, Kurtin e Jasharin në Air Albania

Kryeministri i Kosovës e shkarkoi/ Vlora Hyseni e SHISH ‘përgjon’ Svelçën, Kurtin e Jasharin në Air Albania

20:46, 13/10/2023
A+ Aa A-

Dy kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti nuk ishin afër njëri-tjetrit, madje ndodheshin në kate të ndryshme në stadiumin Air Albania gjatë ndeshjes Shqipëri-Çeki e cila përfundoi me rezultatin 3:0 për kuqezinjtë.

Kurti e ka ndjekur ndeshjen bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Lulzim Jasharin, në një kat më lartë në stadiumin AIR Albania, ndërkohë që Rama ndodhej në katin e poshtëm të tribunës.

Por, në një fotografi që e ka publikuar Sveçla nga stadiumi e që është shpërndarë në rrjete sociale, shihet edhe drejtoresha e Shërbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni, e cila qëndron në këmbë me një person tjetër, mbrapa tyre.

Hyseni ishte emëruar në pozitën e drejtores së SHISH nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, para disa muajsh. Para se të emërohej në këtë post, Vlora Hyseni ishte zëvendës drejtoreshë e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, e shkarkuar nga Kurti për lidhje të dyshimta me Serbinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco