‘Gjendja në Veri delikate’/ Saiti: Serbët e kanë cilësuar situatën si vatra më e nxehtë se në Bosnje

‘Gjendja në Veri delikate’/ Saiti: Serbët e kanë cilësuar situatën si vatra më e nxehtë se në Bosnje

19:50, 13/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari Gazment Saiti i ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon ka folur për situatën në veri të Kosovës pas sulmit terrorist serb në 24 shtator, ku mbeti i vrarë një efektiv i Policisë së Kosovës.

Saiti theksoi se gjendja duket e qetë por mund të plasi dhe mund të ketë më shumë viktima.

Sipas gazetarit Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ngritur një alarm duke thënë se situata është shumë delikate.

Gjithashtu Saitit ka thënë se autoritetet serbe kanë zhvilluar një mbledhje të sigurisë ku nuk dihet se çfarë është thënë por situata është cilësuar si vatra më e nxehtë se në Bosnje në luftën e vitit 1995.

Ndër të tjera gazetari është ndalur edhe te deklarata e Vuçiç i cili tha se Serbia nuk do të ketë asnjë sanksion në lidhje me sulmin terrorist në veri të Kosovës, ku sipas tij kjo mund të jetë një garanci e dhënë nga BE-ja.

Saiti: Është një qetësi vrastare pasi nga momenti në moment mund të plasi një gjë që mund të jetë ndoshta edhe me më shumë viktima që ka pasur. Para pak orësh është zhvilluar një mbledhje e sigurisë të Serbisë ku nuk dihet se çfarë është thënë por situata është cilësuar si vatra më e nxehtë se në Bosnje në luftën e vitit 1995.

Në rastin konkret pavarësisht pjesës së politikës së serbisë gjoja për të ulur gjakrat mirëpo kjo gjë nga Kurti është ngritur një lloj alarmi duke thënë se situata në Kosovë është shumë delikate.

Natyrisht në këtë pjesë ka ndikim dhe faktori ndërkombëtar pasi në sulmin e fundit ku mbeti i vrarë edhe një efektiv i Policisë së Kosovës akoma nuk është marrë asnjë llojë mase kundër Serbisë.

Në deklaratën e tij dje në një televizion të Serbisë ka thënë se nuk do të ketë asnjë sanksion.

Siguria e Vuçiç na frikëson si popull i Kosovës sepse kjo loja e BE-së duke dhënë garanci të tilla për të mos i vënë sanksione pasi s’mund të jetë aq shumë i sigurtë se ka edhe zgjedhje të parakohshme dhe nëse do të sanksionohej nga BE atëherë do të ketë kosto në elektorat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco