SYRI TV/ Berisha: Rama atentat opozitës dhe parlamentarizmit! Nisim lëvizje mbarëpopullore

17:13, 13/10/2023
A+ Aa A-

“Atentat ndaj pluralizmit parlamentar”, kështu e ka cilësuar kryedemokrati Sali Berisha refuzimin nga ana e mazhorancës për ndryshimin përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe refuzimin e Komisioneve Hetimore. Sipas Berishës, opozita do të analizojë situatën dhe do të nxjerr konkluzionet, ndërsa theksoi se lufta me qverinë e Edi Ramës do të vijojë deri në fund. Sipas kreu të Partisë Demokratike Sali Berisha, është e domosdoshme dhe jetike një lëvizje mbarëpopullore kundër regjimit që është totalisht monokraci

SYRI TV

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e cilësoi atentat ndaj pluralizmit parlamentar refuzimin e mazhorancës socialiste për ndryshimin e përbërjes së anëtarëve të opozitës për Komisionin e Reformës Elektorale dhe ngritjes së komisioneve hetimore. Në konferencën me gazetarët, Berisha u shpreh se opozita nuk do i nënshtrohet emërimeve që ndërmerr Edi Rama dhe se për këtë çështje do të japë konkluzionet e saj. 

Në fjalën e tij, Berisha paralajmëroi lëvizje mbarëpopullore ndaj keqqeverisjes së Edi Ramës.

Për librin e zi të zgjedhjeve për farsën elktorale të 14 majit, Berisha bëri me dije se dokumentet dhe faktet përkatëse iu janë dorëzuar kancelarive ndërkombëtare.

Berisha vlerësoi takimet e përbashkëta të deptuetëve të opozitës, si dhe theksoi se çështja e vulës së partisë po mbahet peng dhe po zvarritet në dyert e gjykatave nga dyshja Rama-Basha.

Lideri i opozitës teksa përshëndeti fitoren e kombëtares një ditë më parë, u shpreh se tifozët e ndëshkuan përçarsin e kombit, Edi Ramën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco