Berisha: Rikthimi i Sali Berishës është një realitet jashtëzakonisht i veçantë

Berisha: Rikthimi i Sali Berishës është një realitet jashtëzakonisht i veçantë

13:04, 13/10/2023
A+ Aa A-

"Rikthimi i Sali Berishës është një realitet jashtëzakonisht i veçantë" - tha sot vetë lideri historik i PD-së, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve gjatë konferencës së përjavshme të shtypit.

"Sali Berisha nuk e ka fshehur kurrë, përkundrazi i ka qëndruar me vendosmërinë më të madhe një akti, që ka në bazë nga alfa në omega, korrupsionin transnacional, - nënvizoi Berisha. -  Se çfarë kërkon X apo Y, njëri apo tjetri, secili i ka rrugët e hapura për të ndjekur çdo procedurë që do. Kurse unë ndjek në mënyrë transparente ato që kam deklaruar.

Rikthimi i Sali Berishës është një realitet jashtëzakonisht i veçantë. Gëzohem shumë që po rikthehet edhe Kombëtarja jonë, - vërejti kreu i PD. - Rikthimet janë rigjallërime. Por, askujt nuk i mohohet e drejta të ketë qëndrimin e vet. Të kërkojë procedurën që do e me radhë. Është PD kjo, parti e mendimit të lirë."

Po ashtu, gjatë konferencës Berisha shpjegoi se  "deputetët e bashkuar rishtas janë të gjithë anëtarë të Këshillit Kombëtar, njihen me statut. Së dyti, ky Kuvend, sipas statutit mblidhet për votëbesimin e kryetarit. Po a do ketë procese të tjera, këtë nuk mund ta them. Pra, statuti parashikon se kryetari votëbesohet në Kuvendin e partisë," tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco