SYRI TV/ Fshati Kamçisht pa mjekë e infermierë, banorët: Shkojmë në Lushnjë për një injeksion

12:09, 12/10/2023
A+ Aa A-

Banorët e fshatit Kamçisht në Lushnjë nuk marrin shërbim mjekësor. Jo vetëm mjekë, por prej 6 muajsh në këtë fshat nuk ka më as infermiere, pasi ajo që ishte dikur ka dalë në pension. Banorët tregojnë se përballen me vështirësi për kryerjen e injeksioneve.

Nga SYRI TV

Prej 6 muajsh fshati Kamçisht në njësinë administrative Bubullimë të bashkisë Lushnjë nuk ka shërbim mjekësor. Qysh prej daljes në pension të infermieres, që ofronte kujdes shëndetësor, 800 banorët e fshatit Kamçisht për një injeksion duhet të shkojnë në fshatrat fqinjë apo edhe në Lushnjë.

Megjithëse banorët e kanë kërkuar me insistim që të sillet një infermiere, qendra shëndetësore vazhdon të jetë e mbyllur madje ajo është mbuluar nga ferra dhe kërkesës së banorëve askush nuk u është përgjigjur.

Drejtori i ISKSH në Lushnjë, jashtë kamerave është shprehur se janë bërë procedurat e zëvendësimit të infermieres, por sipas tij në sistem ende nuk ka asnjë aplikim për këtë pozicion pune.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco