Skandali në Kuvend/ Rama ‘pranon’ interpelancën e grupit Basha, shmang mocionin e opozitës

Skandali në Kuvend/ Rama ‘pranon’ interpelancën e grupit Basha, shmang mocionin e opozitës

10:38, 12/10/2023
A+ Aa A-

Një tjetër situatë skandaloze u shënua në Kuvend, kur pritej të diskutohej për çështjen e Kosovës.

Për shkak se në rend të ditës ishte rezoluta për Kosovën, opozita kishte kërkuar një mocion me debat me kryeministrin Edi Rama.

Por ky i fundit, duke përdorur Lindita Nikollën, vendosi të pranojë një interpelancë të paraqitur nga deputeti i Lulzim Bashës, Kreshnik Çollaku.

Kjo gjë shkaktoi momente tensioni në seanca.

Deputeti demokrat, Ervin Salianji tha se Rama dhe Lindita Nikolla po mbajnë peng seancën.

Ndërkohë Nikolla tha se do ketë një seancë tjetër që do të shërbejë për mocionin me debat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco