Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

SYRI TV/ Fredi Beleri denoncim për pronat Himarë: Të jesh mik me Goron, blen lehtë një AMTP

21:50, 11/10/2023
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka akuzuar kryebashkiakun në ikje Jorgo Goro se u ka vjedhur pronat himariotëve duke ua dhënë miqve të tij. Përmes një reagimi, Beleri ka denoncuar edhe proceset gjyqësore që po mbahen ndaj tij duke i cilësuar si farsë. Ai ka thënë se po mbahet qëllimisht në burg, larg zyrës së bashkise që kryeministri Rama dhe Jorgo Goro të vijojnë vjedhjen me pronat.

SYRI TV

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka denoncuar përmes një deklarate abuzimet e bëra me pronat nga kryebashkiaku socialist në ikje, Jorgo Goro. Ai ka thënë se Goro i ka shpërblyer miqtë e tij me pronat në Himarë duke ua vjedhur himarjotëve dhe duke ua dhënë personave që kanë lidhje me të, si policë, gazetarë apo ish gjyqtarë.

Siç po rezulton së fundmi, nga provat gjithnjë e më të shpeshta, po të kesh “kontakte “ me ish kryetarin e bashkisë Himarë akoma në detyrë, bëhesh me pronë në Himarë. Të kesh lindur dhe jetuar ku të duash, në Gramsh, në Tiranë ose Vermosh, boll të jesh “mik” me Gjergji Goron dhe ti mrekullisht mund të blesh një AMTP(Akti i marrjes se tokes ne pronesi) në Himarë, në vendin ku e zgjedh vetë, pavarësisht se është pyll, kullotë, shkëmb apo tokë pranë detit. Në bazë të pozicionit  vendoset edhe çmimi. Kjo është oferta "Rilindase" që ka pasur për 12 vjet rresht partia Solcialiste, kryeministri Rama dhe vasali i tij në bashki Goro. Rezulton pronar i një pyllli 7000 metra katrorë në mes të Himarës një banor i Gramshit. Pronar me prona të konfiskuara në mes të Porto Palermos një ish gjyqtar. Pronar me dokumente të falsifikuara rishtaz dhe një polic i famshëm, teksa gjithashtu me AMTP dhe një gazetar i madh e “parimor” bashkëqytetari  ynë.

Ai thekson se po mbahet si i burgosur politike dhe se ndaj tij  po zhvillohen procese gjyqesore fares te montuar me qellim grabitjen e pronareve. Kryebashkiaki i zgjedhur i Himares, shton se Ping pongu juridik i kompetencave të moskompetencës nga drejtësia pa drejtësi qëllimisht po e mban larg zyrës së bashkise.. Kujtiojme qe Fredi Beleri ka kërkuar lirmin nga qelia per berjen e betimit si kryebashikak, por GJKKO, dhe Gjykata e Durresit kane shpalli moskomptence duke e derguar ne Gjykate e larte per shqyrtim.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco