Bardhi: Basha nuk u përball dot me akuzën e vërtetë për dy katet e kullës dhe merr vendime qesharake

Bardhi: Basha nuk u përball dot me akuzën e vërtetë për dy katet e kullës dhe merr vendime qesharake

22:19, 10/10/2023
A+ Aa A-

Gazment Bardhi e ka cilësuar përjashtimin e tij nga PD, me vendim të Kryesisë, si një akt fletërrufe për arsye personale të Lulzim Bashës.

I ftuar në "Open”, ai tha se ky vendim është qesharak, dhe shkak është bërë debati i tij me Bashën në Kuvend.

“Kemi filluar të mësohemi, sepse këto akte që vetëm të bëjnë për të qeshur, përsëriten dhe kthehen në rutinë dhe nuk duhen marrë seriozisht. Edhe ky akt nuk duhet të merret seriozisht, tërësisht qesharak, pa vlerë, i panevojshëm, i palogjikshëm, dhe për motive personale të Bashës.

Ka pasur një debat mes meje dhe Bashës, i nxitur prej tij, ka marrë një përgjigje me disa të vërteta, dhe mesa duket nuk është mësuar të përballet me të vërteta dhe lëshon fletërrufe pa asnjë vlerë, as politike dhe as ligjore. Nuk ka asnjë përjashtim as nga PD dhe as nga Grupi. Ka disa letra… do duhet të përfaqësosh partinë që përmes atyre letra të sjellës efekt. Basha ka marrë një kompjuter dhe printer, ka prodhuar dhe një vulë. Aktualisht PD nuk ka drejtues”, u shpreh Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco