Manjani: Ligji për studentë e mjekësisë është fashist, protesta e tyre gjëja më e bukur në demokraci

21:58, 10/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin A Show në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta për të komentuar zhvillimet e fundit sa i përket lëvizjes dhe protestës studentore të universitetit të mjekësisë ishte ish ministri i drejtësisë, Ylli Manjani.

Manjani është shprehur se qeveria ka miratuar një ligj që as fashistët nuk e bënë dot duke i mohuar të drejtën e diplomës studentit.

"Reagimi i studentëve është ngjarja më e bukur më fantastike demokratike e ditëve të sotme. Në një mjedis të zymtë demokratik, studentët e mjekësisë meritojnë notën 10 për mënyrën e reagimit dhe për substancën e reagimit ata kanë të drejtë. Shteti shqiptar është një shtet idiot dhe lexojeni atë ligjin me shtatë nene ky aty ka një fjalë dhe një idiotësi ku nuk ka zgjidh asgjë.

Siguri juridike është kur një e drejtë që e kam fituar me ligj nuk mund të ma heqë një ligj tjetër dhe kjo është totalisht pasiguri. Ti ke nisur studimet në bazën e një sigurinë ekonomike, sociale dhe në mes të studimeve gjendesh krejt papritur në ndryshim të statusit dhe nga 45 mijë lek tani ftohesh të paguash 6 milion lekë në mes të studimeve për shkak të një ligji idiot.

Ligji është bërë për të përmbysur të gjithë status qou e të sotmes sepse me ligjet që janë në fuqi nuk e bënin dhe ai bën një ligj me shtatë nene dhe ti lësh studentët në mes të katër rrugëve. Ky është një ligj që justifiko pengmarrjen, këtë gjë nuk e ka bërë as fashizmi dhe as Enver Hoxha pasi dhe ai ta jepte diplomën. Këta kanë kaluar çdo limit, këta e marrin studentin e mbajnë 5 vjet e trajnojnë dhe më pas i thonë Gjermanisë merre dhe e ke gati, këtu njëri është më budalla se tjetri."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco