Sekuestrohen pasuritë e 'Princit' të Ndrangheta-s/ Kepi: Qeveria shqiptare, lidhje direkte me mafian

21:58, 10/10/2023
A+ Aa A-

Gazetarja shqiptare në Itali, Alba Kepi, e ftuar në ‘A Show’ me Adi Karstën në Syri TV  ka deklaruar se qeveria shqiptare, konkretisht Bashkia e Tiranës, ka lidhje të drejtëpërdrejtë me klanet mafioze kalabreze.

Në kuadër të operacionit të konfiskimit të pasurive të ‘princit’ të Ndraghetas, Antonio Gallo, janë arrestuar 10 shqiptarë me origjinë nga Tirana. Kepi është shprehur shteti italian me anë të këtij operacioni ka zbuluar fytyrën e vërtetë të qeverisë shqiptare dhe ka treguar nivelin e lartë të korrupsionit që ndodh në vendin tonë. Këtë  deklaratë e forcon ende më shumë fakti se kompania e Gallos në Shqipëri është ende aktive.

Në lidhje me heshtjen e institucioneve shqiptare për këtë çështje, Kepi shprehet se tregohet qartë se drejtësia shqiptare nuk funksionon.  

“Ky ësht operacioni më i plotë, pasqyrë e së vërtetës e sistemit korruptim të institucioneve të shtetit shqiptar, të ekonomisë shqiptare. Është një operacion që ka zbardhur fytyrën e vërtetë të shtetit shqiptar, nivelin e lartë korruptiv ku ne ndodhemi. Është i vetmi operacion i plotë  i cili nëse ne e zbardhim apo mediat shqiptare e përcjellin skandale në fushat e ndërtimit, shëndetësi apo në sektorin  e policisë e shumë fusha të tjera, ky operacion që në 21 janar të vitit 2021 e ka vënë të zezën mbi të bardhë duke i treguar shqiptarëve që ja çfarë po ndodhë me vendin tuaj.

Antonio Gallo, i quajtur ‘princi’ i Ndranghetas, i cili ishte në lidhje me klanet mafioze më të rrezikshme të mafias kalabreze, ai kishte mundur të pastronte në territorin shqiptar përmes ndërmjetësve, shtetas shqiptarë, përmes lidhjes së tij me qeverinë shqiptare , me bashkinë e Tiranës, kishte mundur të depërtonte dhe të niste një aferë  pikërisht për të ricikluar paratë e pista e trafiqeve ilegale të mafias kalabreze.

Ajo çka po ndodh në Tiranë, një heshtje totale, do të thotë se sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk po funksionon ose nuk ka funksionuar , ose nuk ka asnjë lloj reagimi mbi atë ç’ka po ndodh. Unë vërtetoj se në Shqipëri kompania e Antonio Galle vazhdon të jetë aktive, dhe më keq akoma, pesë muaj pas këtij operacioni, në maj të 2021-shit, administratorja e kompanisë së Antonio Gallo hap të njëjtën kompani me të njëjtin aktivitet që ka në fushën e veshjeve të punës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco